Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

69-vjeçari ‘sfidon’ Berishën: Ma bëni mua vaksinën që refuzon Saliu!

69-vjeçari ‘sfidon’ Berishën: Ma bëni mua

Sot shënohet dita e 8 e vaksinimit masiv në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit janë kryer 13.010 vaksinime, ndërsa në total, dhe që nga nisja e procesit të vaksinimit nga 11 janari, në vendin tonë janë kryer 185.496 vaksinime. Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik dhe ajo kineze Sinovac.

Në Shqipëri, një politikan në pension e shikon këtë si mjet të luftës politike. Ish-kryeministri Sali Berisha në një koment në facebook shkruante: Stop vaksinës kineze te mbi 60 vjeçarët!

Ai flet për vdekje dhe akuzon Ramën dhe kërkon ndërprerjen e përdorimit të vaksinës kineze tek të moshuarit. Kjo thirrje në një moment të tillë, kur kërkohet me ngulm ulja sa më shpejt e infektimeve për të ndalur vdekjet, shkon në kah të kundër të këtij qëllimi. Covid i ka marrë jetën më së shumti të moshuarve dhe vaksinimi i tyre është mënyra më e mirë për t’i mbrojtur.

E mesa duket një i moshuar, i cili ndodhej në sheshin “Skëndërbej” ditën e sotme për të kryer vaksinën ka “sfiduar” Berishën duke thënë se do ta bëjë ai vaksinën që ish-kryeministri Berisha refuzoi të bëj. Ai shprehet se vuan nga katër sëmundje dhe se ka kaluar në janar të këtij viti Covidin.

Gazetarja: Sa vjeç jeni?
Qytetari: 69 e 7 muaj.
Gazetarja: Keni ardhur këtu për vaksinën?
Qytetari: Po për vaksinën.
Gazetarja: Çfarë ju thanë?
Qytetari: Vetëm 70 dhe 80.
Gazetarja: Ju doni ta bëni vaksinën?
Qytetari: Patjetër edhe të Saliut edhe të Liries.
Gazetarja: Në ç’kuptim?
Qytetari: Në kuptim që ata e kanë lënë unë do e bëj.
Gazetarja: Keni sëmundje bashkëshoqëruese?
Qytetari: Katër.
Gazetarja: E keni kaluar Covidin?
Qytetari: Po, që para 3 muajsh, në janar.
Gazetarja: Keni frikë se mund të riinkfetoheni?
Qytetari: Po më ka thënë doktori se ti e ke sa të hasësh njerin e merr, se e kam riskun timin, jam me mushkri.

Autoritetet kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore