Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

5 viktima nga Covid, 405 qytetarë të infektuar

5 viktima nga Covid, 405 qytetarë të infektuar

Brenda 24 orëve kanë humbur 5 viktima nga Covid. Nga 1470 testime rezultojnë  405 qytetarë të infektuar, ndësa 539 të shëruar në 24 orët e fundit.

"Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 60 vjeç, katër qytetarë nga Tirana të moshave 74-86 vjeç", thuhet në njoftim e ministrisë së Shendetësisë.

Njoftim i plotë

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 1740 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 405 qytetarë, në këto bashki:

166 në Tiranë, nga 24 qytetarë në Durrës, Korçë, nga 21 qytetarë në Elbasan, Berat, 15 në Fier, 14 në Kamëz, 12 në Vlorë, nga 11 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Kavajë, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Skrapar, Delvinë, Roskovec, Kurbin, nga 4 qytetarë në Krujë, Mat, Mallakastër, Dimal, nga 3 qytetarë në Këlcyrë, Përmet, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Devoll, Belsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Pogradec, Memaliaj, Divjakë, Mirditë, Tropojë, Has, Kukës.

Janë 8036 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 60 vjeç, katër qytetarë nga Tirana të moshave 74-86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185,317 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 405
Të shëruar në 24 orë 539
Të shtruar në spitale 157
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1740

Testime totale 1,370,352
Raste pozitive 196,393
Raste të shëruara 185,317
Raste Aktive 8,036
Humbje jete 3,040

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4195
Fier 725
Gjirokastër 530
Berat 475
Shkodër 463
Durrës 415
Elbasan 365
Vlorë 314
Korçë 248
Lezhë 169
Dibër 73
Kukës 64

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore