Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

4 persona vdesin nga Covid në Shkodër, ishin të intubuar në spital rajonal

4 persona vdesin nga Covid në Shkodër, ishin të intubuar në

Katër persona kanë ndërruar jetën në spitalin rajonal të Shkodrës, pasi ishin të infektuar me koronavirus.

ABC news raporton se viktimat ishin të shtruar në pavijonet e caktuara për personat e prekur me koronavirus. Kështu shënohen të vdekurtit e parë nga Covid në spitalet rajonale.

Aktualisht në repartin Covid të Shkodrës janë të shtruar 20 pacientë disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Burime nga spitali i Shkodrës bëjnë me dije se 7 nga ta po trajtohen në reaminacion dhe një  prej tyre është i intubuar. Sa i përket 4 personave që humbën jetën të gjithë ishin mbi 80 vjeç dhe me sëmundje bashkëshoqëruese. Ata prej 4 ditësh ishin në intubim dhe nuk ia dolën dot të mbijetonin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore