Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

34-vjeçari në luftë për jetën në Spitalin Infektiv, moshat aktive neglizhojnë virusin e Covid

34-vjeçari në luftë për jetën në Spitalin

Mjekët e familjes japin alarmin se moshat aktive për punë 30-40-vjeç po neglizhojnë pasojat e Covid duke shpërfillur simptomat e tij siç është temperatura.

Shumë raste paraqiten tek mjeku në stadet kur fillojnë komplikacionet çka e bën të vështirë rikuperimin duke humbur shumë ditë në betejë me virusin.

Mjekët thonë se virusi nuk kursen moshë nëse kapet vonë. Sipas tyre pasojat janë njësoj si tek moshat e treta, vështirësia në frymëmarrje apo më keq akoma, dëmtimi i organeve si pasojë e koagulimit të gjakut që haset më shpesh.

“Po vërehet gjithnjë e më shpesh se kryesisht moshat 30-40 vjeç paraqiten te mjeku kur virusi ka filluar të godasë organizmin. Ata raportojnë një temperaturë e moderuar 38 për disa ditë, këputje e lodhje, por justifikohen duke  ja vënë fajin kohës apo virozave në qarkullim. Ky është gabim i rëndë sepse lejon virusin të prekë organet kur fare mirë mund të nisësh mjekimin në kohë pa kaluar komplikacione”, thonë mjekët.

Rasti më i fundit është ai i një pacienti 34-vjeçar nga Korça i cili është shtruar në spitalin infektiv me komplikacione si pasojë e virusit Covid-19. Burimet zyrtare në QSUT thonë se i riu ka paraqitur vështirësi në frymëmarrje dhe rrezikon të futen në intubim.

Ndërsa po sot një rast tragjik u shënua në Tiranë ku ka humbur jetën një 43-vjeçar si pasojë e Covid.

Mjekët bëjnë apel që asnjë simptomë që lidhet me Covid nuk duhet neglizhuar. Temperatura, lodhje e trupit apo kolla janë disa nga sinjalet që jep organizmi në rast se preket nga virusi. Sipas mjekëve, virusi nuk kalon lehtë, me qetësues apo duke e shpërfillur sepse nga vetë natyra tinëzare e tij, pasojat e goditjes që I bën organizmit shfaqen disa ditë më vonë, atëherë kur nuk e pret.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore