Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

21 ditë grevë urie/ Naftëtaret: Po na kërcënojnë me mesazhe telefonike

21 ditë grevë urie/ Naftëtaret: Po na kërcënojnë

Në ditën e 21 të grevës së urisë, gratë naftëtare denoncuan se po kërcënohen për ti dhënë fund ngrujimit, ndaj i kërkuan kreut të qeverisë ti japë zgjidhje çështjes së pagave të fituara me gjyq. Duke i cilësuar kërkesat e drejta, presidenti Ilir Meta kërkoi trajtim të përgjegjshëm shtetëror të situatës sociale e humanitare.

“Fëmijët flenë me barkun bosh”, “Pak bukë, pak ujë pak dritë!” Fjalët që për 21 ditë në grevë urie gratë naftëtare i thanë me zë, ishin shkruar në mure. Me këto mesazhe shprehën dramën që po jetojnë dhe kërkojnë reagimin e shtetit.

“Shteti ekziston vetëm për interesat e atyre atje. Kryeministri të vërë dorën në zemër, është ai që na ka lënë në këtë gjendje” apeloi naftëtarja. Më tej në mure ka të tjera mesazhe.

“Fëmijët nuk e njohin privatin duan bukë!” “Shteti duhet të jetë përgjegjës!” “Kam  mall për fëmijët!”

Nga ambienti ku qëndrojnë të ngujuara denoncuan se po kërcënohen. “Mos të na kërcënojnë në telefona, lini grevën, apo nuk keni vdekur aty! Çfarë nuk po dëgjojmë”. “Shumë veta aty jashtë na thonë dilni nga greva, na bëjnë presione.”

Ditët pa ushqim e ilaçe u kanë rënduar gjendjen shëndetësore, por gratë naftëtare thonë se nuk do të dalin prej aty të gjalla pa 13 pagat e fituara me gjyq. “Mos të na detyrojnë të bëjmë ndonjë vetëflijim që të mbetet në histori.”

Naftëtarët e kryeministri Rama për ditë me radhë replikuan në distancë për kushtet e ndërprerjes së grevës dhe nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët! Ndaj presidenti Ilir Meta  bëri thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre./ ORA NEWS

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore