Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

2000 të infektuar/ Zv/ministrja jep alarmin: Jemi në pikë kulminante, ka raste që COVID-i i ka prekur organet fëmijëve

2000 të infektuar/ Zv/ministrja jep alarmin: Jemi në pikë

ZV. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini deklaron se Shqipëria ndodhet në një pikë kritike sa i përket situatës së COVID, ku alarmante është infektimi i të rinjve, të cilët kanë shfaqur shenja agresive të sëmundjes. 

"Jemi në një pikë delikat të kurbës s i përket rasteve të konfirmuara, është një situatë ku shihet një tendencë në rritje dhe të incidencë 2 javore që ka reflektuar edhe në masat e marra, ka shkuar mosha e të prekurve 25-34;34-45 vjeç. Ky është një element për të vendosur një sinjal alarmi, që të rinj edhe pa sëmundje shoqëruese janë shtruar në spitale", tha Tomini për Report TV.

Sa i përket infektimit të fëmijëve, Tomini ka bërë një apel shumë të fortë për prindërit, që të mos i neglizhojnë asnjë nga shenjat klinike pasi janë raportuar raste kur fëmijëve si pasojë e COVID u janë prekur edhe organet.

"Kjo kategori, fëmijët, ka qenë e privuar me pa klinika agresive, por jo e paprekshme se është kategorizuar si grupi që transmetojnë, prekja e fëmijëve është vërtetuar si kontakte të prindërve apo gjyshërve, bashkëjetues me ta. Shërbimi i pediatrisë se kapacitet për të menaxhuar rastet, bokse të veçanta i janë dedikuar këtyre rasteve dhe po ndodhen me protokolle të caktuar. Këshillimi me mjekun pediatër duhet të jetë në vazhdimësi dhe të mos neglizhohen shenjat klinike ku favorizojmë edhe transmetim të infeksionit, por edhe të mos lëmë këtë grupmoshë deri në atë pikë për prekjen e multisistemike, sepse mjekët pediatër kanë raportuar raste të kapjes së organeve të pacientëve të vegjël që kanë pasur nevojë jo vetëm për trajtim spitalor, por edhe renimator", tha Tomini.

Aktualisht në vendin tonë janë rreth 2000 fëmijë të infektuar me COVID, 8 të shtruar në repartin infektiv në pediatri, 2 në terapi intensive. Ndërkohë, në një plan më përgjithësues, në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1075 raste të reja dhe 18 viktima.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore