Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

20 pacientë në terapi intensive, si paraqitet situata në dy spitalet Covid

20 pacientë në terapi intensive, si paraqitet situata në  dy

Numri i të shtruarve në dy spitalet Covid vijon të jetë pothuaj në të njëjtat shifra si ditën e djeshme. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në dy spitalet Covid janë duke u trajtuar 206 persona.

20 prej tyre ndodhen në terapi intensive ndërsa 7 pacientë janë të intubuar, në gjendje kritike për jetën.

Po ashtu në dy spitalet, atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe spitalin “Shfeqet Ndroqi” po marrin shërbime të specializuar disa qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, 139 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm. Krahasuar me një ditë më parë, numri i të intubuarve është i njëjtë me ditën e sotme, 7 pacientë, ndërsa ka rënë në katër shifra e pacientëve në terapi intesnvie nga 24 në 20 gjithsej.

Pjesë nga deklarata e Minsitrisë

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 73 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar nga Shkodra, dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 65 vjeçar dhe një 74 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19.
Të nderuar qytetarë ju kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (4 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 149
Të shëruar ne 24 orë 139
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 963

Testime totale 92109
Raste pozitive 14266
Raste të shëruara 8675
Raste Aktive 5195
Humbje jete 396 (Qarku Tiranë 188, Durrës 47, Shkodër 42, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2665
Durrës 563
Shkodër 395
Elbasan 246
Lezhë 267
Korçë 242
Fier 215
Vlorë 189
Kukës 140
Berat 117
Dibër 94
Gjirokastër 62

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore