
16-vjeçari preket me virusin e ri RSV, flet mjeku Alimehmeti: Është rast unik, nuk ka pse të…
Rasti i një 16-vjeçari i cili shkoi në një gjendje mjaft të rënduar në spital shkaktoi një farë paniku nëse bëhet fjalë për një virus që do të shoqërohet edhe me të infektuar të tjerë.
Mjeku Ilir Alimehmeti ndërsa ka qenë I ftuar në një emision televiziv ka folur në lidhje me rastin dhe virusin e ri.
Ai ka thënë se bëhet fjalë për një virus i cili ka qenë gjithnjë i pranishëm e secili prej nesh është prekur të paktën një herë në jetë nga ky virus. Sipas tij rasti i 16-vjeçarit është një rast i rrallë dhe se nuk ka vend për panik, pasi raste kur virusi sjell të tilla komplikacione janë tepër të rralla.
“Kjo është një pjesë e kësaj gjendje sociale që është shkaktuar që çdo bakter ka një ndjeshmëri të lartë. RSV është një virus që e njohim shumë mirë prej kohës dhe i prek të gjithë nga i pari te i fundit, prek çdo fëmijë brenda moshës 2 vjeç. Të gjithë jemi prekur të paktën një herë gjatë jetës nga ky virus. Një virus i cili ka simptoma të ngjashme me gripin, por te mosha 0.5 ka mundësi edhe të komplikohet në atë që quhet bronkolit. Në shumicën e rasteve kalon vetë. Rastet që paraqiten në spital janë shumë pak. Fatmirësisht humbjet e jetës te fëmijët janë vërtetë minimale, rreth 0.2 në vit. Janë të infektuar një numër shumë i madh, por ky është një virus i gjithëkundndodhur”, tha doktor Ilir Alimehmeti.



Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Historia e plotë >


Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme
Historia e plotë >
Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte

Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Aktualitet




