Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

145 mijë vaksina Pfizer nga BE, Rama: Analistët gjithëlogë dhe politikanët llogjellogë të mos nxitojnë me mua

145 mijë vaksina Pfizer nga BE, Rama: Analistët gjithëlogë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të publikuar se Komisioni Europian do t'i japë Shqipërisë 145 mijë vaksina Pzifer anti covid.

Rama duke falendëruar presidenten Von der Leyen, komisionerin Verheley dhe ambasadori Soreca ka kritikuar analistët dhe politikanët në Shqipëri që e sulmuan në lidhje me vonesat për shpërndarjen e vaksinave nga BE-ja.

"Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t'i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistêt gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e d?gjuan, repsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij populli", shkruan Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore