Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

124 të infektuar nga COVID dhe 5 persona në Spital, ministria: Rriten rastet e reja, 6 qytetarë të shëruar

124 të infektuar nga COVID dhe 5 persona në Spital, ministria: Rriten

Në Shqipëri janë shënuar 18 raste të reja të Covid. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve ka pasur 6 persona të shëruar, ndërsa numri më i lartë i të infektuarve i përket qarkut të Shkodrës.

"Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,067 që nga fillimi i epidemisë", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Aktualisht numri total i të infektuarve nga Covid është 124 në të gjithë vendit, ndërsa ato janë shpërndarë në 10 qarqe.

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 18 qytetarë në këto bashki: 7 raste në Shkodër, 4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Elbasan, Lezhë, Kamëz, Peqin.

Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,067 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3621

Testime totale 851,111
Raste pozitive 132,647
Raste të shëruara 130,067
Raste Aktive 124
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 51
Shkodër 13
Fier 11
Vlorë 11
Elbasan 11
Durrës 10
Lezhë 7
Korçë 6
Kukës 2
Gjirokastër 2

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore