Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“1 në 45 fëmijë është me autizëm”, terapistja e zhvillimit: Shenjat e para shfaqen që 6-muajsh

“1 në 45 fëmijë është me autizëm”,

Dy prilli është Dita Botërore e Autizmit. E si pasojë, emisioni “Shqipëria Live” e nisi puntatën e sotme pikërisht me këtë temë.

Kjo ditë synon që të rrisë ndërgjegjësimin e prindërve dhe shoqërisë lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit. Qëllimi i kësaj dite është përmirësimi i jetesës së atyre që jetojnë me autizëm.

Në lidhje “Skype” me emisionin ishte terapistja e zhvillimit, Ardiana Ponde, e cila u shpreh se sa më shpejt e kupton se fëmija është me autizëm, aq më mirë do të jetë për zhvillimin e tij më pas.

“1 në 45 fëmijë është me autizëm”,

“Shenjat e para shfaqen që 6-muajsh, e prindërit duhet të kenë informacione që të shkojnë të mjeku përkatës, e të nisin terapitë. Fatkeqësisht presin deri moshën 3 vjeç, atëherë kur e lidhin me komunikimin, e kur e shikojnë që nuk flet, atëherë prindi shkon te specialisti. Por shenjat janë shumë më herët”, tha Ponde.

Kjo e fundit shtoi se prindërit marrin informacione shumë në kohët e sotme, por problemi është se ku i marrin, e si pasojë bëhen edhe konfuzë.

“Kur kupton “shenjat e alarmit” duhet të shkosh te mjeku përkatës, diagnoza mund të mos bëhet direkt pasi është moshë e vogël, por të paktën merr ndihmën e parë”, tha terapistja e zhvillimit.

Ponde shtoi gjithashtu se shifrat janë të larta dhe se po rriten vit pas viti. “1 në 45 fëmijë është me autizëm, në rang global. Në Shqipëri nuk ka statistika për këtë”, përfundoi ajo.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore