Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Hashash në kozmetikë/ Produktet e ndaluara shiten online në Shqipëri, ja sa kushtojnë

Hashash në kozmetikë/ Produktet e ndaluara shiten online në

Produktet kozmetike me përbërje kanabisi po shiten ilegalisht online, me çmime duke filluar nga 259 lekë deri në 3000 lekë.

TELEFONATA:

Gazetarja: Mos është e rrezikshme se cannabis nuk është i lejuar?

Shitësja: Kanabisi po është i ndaluar. Besoj nuk është marr e gjithë lënda narkotike, por vetëm esenca.

Gazetarja: Po ky është goxha i shitur si produkt?

Shitësja: Është i mirë dhe pikë.

Gazetarja: Nuk keni pasur probleme?

Shitësja: Jo, nuk kemi pasur asnjë problem. Jemi thjesht kështu që shesim nga shtëpia.

“Qetësoni lëkurën me vaj kanabisi. Përgjigja e natyrës për lëkurën e stresuar”, këto janë disa nga mënyrat për të reklamuar kanabisin farmaceutik, pavarësisht se ligjërisht në Shqipëri kanabisi vlerësohet deri më sot bimë dhe lëndë me rrezikshmëri të lartë që nuk përdoret në mjekësi.

“Kanabisi dhe produktet që nxirren prej tij janë të ndaluara në ligjin për barnat narkotikë dhe lëndët psikotrope. Këto lëndë nuk mund të përdoren në një fushë tjetër të industrisë, fjala vjen për kozmetikën. Ja ku është ligji, tabela e parë e substancave përmban lëndë të rrezikshme të cilat nuk përdoren. Kemi kanabis, rrëshirë e kanabisit, ekstrakte dhe tinktura të kanabisit. Jemi në shkelje të ligjit shqiptar për produktet e reklamuara”, tha Diana Toma nga Urdhri i Farmacistëve.

Produktet kozmetike si kremra apo vajrat me kanabis  kryesisht nuk prodhohen në Shqipëri dhe importohen këtu, edhe pse tregtimi  i tyre në vend është i ndaluar sipas ligjit në fuqi.

Pavarësisht se  gjatë një vëzhgimi të thjeshtë në rrjete sociale vihet re se ato reklamohen lehtësisht, fillimisht  Inspektoriati shëndetësor i tha Top Channel se gjatë kontrolleve të kryera për monitorimin e zbatimit të ligjit për “produktet kozmetike” nuk ka konstatuar raste të produkteve kozmetike me përbërje kanabisi.

Por pas denoncimit të Top Channel pranë këtij institucioni mbikëqyrës, ai mori masa duke gjobitur nga 5 milionë deri në 10 mln lekë të vjetra  tregtarët të cilët kanë nxjerr në treg pa leje një produkt jo të sigurt për shëndetin e njerëzve si dhe nuk kanë njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë për tregtimin e këtyre produkteve kozmetike.

Gazetarja: Ju e prodhoni vetë?

Shitësja: Ne i blejmë në Itali këto, nuk i prodhojmë vetë. Janë produkte të certifikuara, nuk kanë asnjë efekt anësor, janë bimorë. Vaji është i përpunuar jashtë shtetit, nuk do të thotë se është me ligj e ndaluar, se ne nuk po shesim kanabis këtu.  Është vaj kanapa e dashur, të ndihmon është shërues. Është i lejuar në të gjithë botën.

“Mund të jenë të certifikuara në vendin e origjinës, por kjo apriori nuk vlen edhe për tregun shqiptar. Alarmi duhet të jetë ky: te ne po futen, po tregtohen online apo fizikisht preparate të cilat në përmbajtje kanë lëndë të ndaluara. Fakti që atyre nuk ju hyn gjemb në këmbë se fusin, tregtojnë e reklamojnë produkte të ndaluara është mosfunksionim institucional”, tha Diana Toma nga Urdhri i Farmacistëve .

Vetë farmacitë nuk po bëjnë biznes me një bimë që momentalisht veç flitet për legalizimin e saj ndërsa ligji ende nuk ka ndryshuar.

“Jo nuk na lejohet ta shesim”, tha farmacistja Teuta Maci.

“Profesionistët e njerkës, tregtarët e nënës”, u shpreh Diana Toma./ Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore