Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Horoskopi

Nga shenjat më të bekuara tek ditët e "errëta"/ Astrologu "zbërthen" muajin qershor

Nga shenjat më të bekuara tek ditët e "errëta"/

Astrologu  Jorgo Pulla, ka treguar ditën e sotme se si do të jenë shenjat për muajin Qershor. Sipas Jorgos, ky muaj me hënën e re do të kishte hapje dyersh të reja dhe realizime dëshirash.

“Ka mjaft për të dhënë dhe ka mjaft për të marrë nëse nuk jemi të vëmendshëm. Muaji Qershor është muaji i vendimeve të mëdha për sa i takon çështjeve botërore, çështja e Ukrainës është më e vogla, ka akoma më të mëdha që fillojnë me ditën e sotme që përkon me hënën e re në binjakë, por kur kemi hënën e plotë në datën 14 që është në Shigjetar në shenjën e zjarrit, nga tani deri në 14 do shikojmë ndryshime të mëdha.

Tek ne, në çështjet shtetërore 6-19 qershor.Do Zoti nuk do kemi skandale, Dielli do të shkojë në Gaforre, muaji Qershor mund të jetë muaj shumë i mirë si puna e qershive, por ama kur është personi me diabet, sheqerin e largon”, tha ai.

13, 23, 29 janë datat që duhet të kemi vëmendje, ndërkohë shenjat më pak të favorizuara janë Dem, Luan, Ujor, ndërsa më me fat janë Binjak, Shigjetar, Virgjëresha. “Kujdes, kujdes politikanët. Nuk e kam thënë ndonjëherë, vetëm kaq duhet t’ju themi; të kenë kujdes”, nënvizoi ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore