Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Ja sa gjyshe e gjyshër janë sot më të mbrojtur”, Manastirliu: Brenda muajit maj, 500 mijë të vaksinuar

“Ja sa gjyshe e gjyshër janë sot më të

Vaksinimi kundër koronavirusit në vendin tonë vijon me ritme të larta. Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thekson se deri më tani janë vaksinuar 250,676 persona.

Mes të tjerash ministrja Manastirliu thekson se brenda muajit maj pritet të vaksinohen 500 mijë persona në total, duke krijuar kështu mundësinë për një sezon më të lehtësuar turistik.

"Mirëmëngjes. Më shumë se 176,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga #covid19, falë fushatës së vaksinimit masiv, që do ta vazhdojmë me ritme të larta, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e çdo qytetari

250,676 vaksinime të kryera, 500,000 të vaksinuar brenda muajit maj", shkruan ministrja e Shëndetësisë në Facebook.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore