
Dashi
Ky Black Friday 25, për të lindurit e shenjës tuaj apelon për kujdes sepse në lidhje dhe çështje dashurie ka tension goxha. Të paktën ju, mos i hidhni benzinë zjarrit. Në punë, nëse keni një projekt në duar, përpiquni të mos vononi shumë të merreni me të dhe ta mbyllni.
Demi
E premtja 25 bart rrezikun e trazirave me të afërmit sepse mund të ketë shumë mosmarrëveshje në familje. Kërkohet maturi në marrëdhëniet me ta. Në punë nuk përjashtohet që të bëni zërin të dëgjohet për të ppërmirësuar disa gjëra.
Binjakët
Për disa të shenjës tuaj, u ka hipur në kokë për një person të zënë dhe po duan me çdo kusht të lidhen me të. Kjo e premte duket se do ju vendosë përballë me të dhe fjala e fundit duket kaq shumë 50-50. Mundësi të mira po vijnë në punë, po kthehemi në rrugën e duhur pas një periudhe jo dhe aq të lehtë.
Gaforrja
Qiell interesant për dashurinë, nëse jeni vetëm, shikoni përreth dhe mos u mbyllni në shtëpi. Nëse jeni një profesionist i pavarur, nuk do të mungojnë mundësitë për të demonstruar vlerën tuaj.
Luani
Nëse ka diçka që nuk shkon, është gjithmonë mirë të flisni për të ballë për ballë për partnerin tuaj. Në punë, përpiquni të mos nxisni debatet me shefat dhe rrini larg përfoljes.
Virgjëresha
Këtë të premte mund të jeni veçanërisht të ndjeshëm, ndaj mos u kushtoni vëmendje disa fjalëve që mund të thuhen më shumë. Në punë lodhja ndihet, por në fund përpjekjet tuaja do të shpërblehen.
Peshorja
Kjo prag fundjave është e dedikuar për ata që u mungon gjysma tjetër. Ky qiell ju fton të rizbuloni emocionet. Në punë, së shpejti do të arrini të mbyllni një marrëveshje.
Akrepi
Këtë të premte mund të keni diçka për t’i thënë partnerit tuaj, së fundmi ka pasur shumë grindje, por fërkimet mund të vazhdojnë ndaj shmangini. Në punë, nga ana tjetër, dëshironi të ndryshoni dhe të dilni nga rutina që mendoni se ju ka kapur.
Shigjetari
Një e premte interesante për takime ndaj mos u mbyllni në shtëpi! Nga ana tjetër, kjo ditë duket të jetë plot tension në punë. Disa lajme nuk do të vonojnë të vijnë.
Bricjapi
Qiell interesant për takime dhe lidhje të reja. Disa po merren goxha me miq, shokë a shoqe, por, a jeni të sigurt që pas një miqësie nuk fshihet në fakt diçka tjetër? Në punë lodhja ndihet, por angazhimi juaj do të shpërblehet.
Ujori
Duket se ky qiell është interesant për çiftet. Sidomos për disa që e kanë ndarë mendjen dhe kanë hapur brazdat e një vendimi të rëndësishëm. Në punë ka një erë ndryshimesh. Ndërsa për profesionistët e lirë ky zodiak është i volitshëm.
Peshqit
Brenda pak ditësh do të mund të gjeni atë qetësi që ju ka munguar shumë javët e fundit. Lodhja në punë ndihet por në fund angazhimet tuaja do të shpërblehen. Me pak fjalë, përveshni mëngët.

Horoskopi për ditën e sotme, 6 shkurt 2023
Historia e plotë >
Horoskopi për ditën e sotme, 5 shkurt 2023
Historia e plotë >
Horoskopi për ditën e sotme, 4 shkurt 2023
Historia e plotë >
Horoskopi për ditën e sotme, 3 shkurt 2023
Historia e plotë >
Horoskopi për ditën e sotme, 2 shkurt 2023
Historia e plotë >
Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2023
Historia e plotë >
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2023
Historia e plotë >
Horoskopi për ditën e sotme, 30 janar 2023
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




