Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 24 tetor 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 24 tetor 2022

DASHI

Mos u dorëzo shpejt. Edhe nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshironi. Përpiquni të jeni gjithmonë optimistë dhe të besoni në mundësitë tuaja. Nëse vini re një tension në familje, ai shpejt do të kalojë. Lajme të mira të mundshme për sa i përket parave, sepse keni bërë disa investime të suksesshme.


DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 24 tetor 2022), nëse kohët e fundit jeni zhgënjyer nga dikush, do të jetë thelbësore të flisni me atë person dhe t’i tregoni arsyet pse nuk ndiheshit rehat. Sa i përket punës, para se të flisni me shefat tuaj, mendoni më tepër për punën.

BINJAKËT

Do të jetë e lehtë të harroni dikë që ju ka lënduar. Sa i përket punës, “ujërat do të jenë disi të trazuara”. Keni gjetur aktivitete të reja që ju duken shumë stimuluese dhe që ju kanë bërë të rifitoni entuziazmin, por do të jetë e vështirë. Prandaj përgatituni mirë dhe karikoni bateritë.

GAFORRJA

Krahasimi i vetes me të tjerët mund të gjenerojë vuajtje dhe ndjenja të pakënaqshme. Qëndrimi i duhur është të vlerësosh situatën dhe të përpiqesh të shfrytëzosh cilësitë e veta, të cilat janë të shumta. Sa i përket punës, ambicia dhe kapaciteti juaj i punës do të jenë të larta.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 24 tetor 2022), kohët e fundit po ndiheni mirë. Keni një forcë të pazakontë dhe po përjetoni përgjithësisht një mirëqenie të madhe. Do të vazhdoni me këtë trend për një sezon të gjatë. Por kur vjen çështja te puna, përpiquni të jeni më të disiplinuar. Duhet të ulni pak kokën dhe të punoni më shumë.

VIRGJIRËSHA

Durimi është një nga virtytet që keni zhvilluar më shumë kohët e fundit. Gradualisht do të arrini qëllimet që dëshironi. Lajm i mirë edhe nga dashuria. Shikoni përreth dhe do të gjeni idilin. Edhe situata financiare paraqitet e mirë.

PESHORJA

Peshore të dashura, fokusohuni dhe kultivoni hobin dhe talentin tuaj në orët e ardhshme. Do të jenë ky fokus që do t’ju hapë edhe portat e dashurisë. Mund të jetë një prelud i një historie që mund të kthehet në diçka shumë të bukur. Në disa raste edhe të papritura.

AKREPI

Një fazë e rëndësishme ka filluar. Në ditët në vijim do të keni një lidhje planetare vërtet të mirë me disa planetë, në favorin tuaj. Me fillimin e javës së ardhshme do të keni në krah Diellin, Mërkurin, Venusin dhe Hënën, dhe Saturni gjithashtu do t’jua shkelë “syrin” në një fushë delikate.

SHIGJETARI

Favorizoni marrëdhëniet ndërpersonale dhe takimet me njerëz të rinj. Mundohuni të jetoni me më shumë butësi dhe pozitivistet. Bëni gjithashtu plane për të ardhmen, megjithëse tani ju keni Marsin në krah që ju ndihmon të jeni më optimistë.

BRICJAPI

Planifikoni mirë muajt e ardhshëm, mendoni për zgjedhjet që dëshironi të bëni me dinakëri dhe pragmatizëm. Kujdes nga diskutimet familjare. Mos u jepni shumë peshë fjalëve, sepse nevojitet ekuilibri mes njerëzve që të rrethojnë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 24 tetor 2022), do të përjetoni një moment të rëndësishëm tranzicioni në të cilin mund të shfaqen probleme si në sferën sentimentale ashtu edhe në atë të punës. Mund të keni edhe disa probleme për të zgjidhur …

PESHQIT

Ndonjëherë një gjë e porsalindur mund të bëhet e rëndësishme papritur, ndaj këto ditë u japin vlerën e duhur edhe njohjeve të reja. Diçka e veçantë mund të lindë si një fejesë e papritur. Çiftet e lidhura prej kohësh mund të mendojnë edhe për martesën ose një fëmijë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore