Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2020

Horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2020

Dashi
Edhe pse Marsi sjell ritme marramendëse, tani që keni rikuperuar plotësisht e keni më të lehtë të kontrolloni veten dhe të tjerët. Eshtë momenti për t’u marrë me problemet personale.

Demi
Parashikohet përgjithësisht një ditë e qetë për ju që i përkisni kësaj shenje, ndonëse në momente të caktuara mund të keni ndonjë moment acarimi me dikë, por që do të përfundojë shpejt.

Binjakët
Kuadri yjor për ju sot është pozitiv, sidomos tani që Mërkuri është në një orbitë që favorizon si krijueshmërinë tuaj, ashtu edhe pasionet në planin sentimental. Intersante një njohje e re.

Gaforrja
Eshtë përsëri Afërdita, ylli i dashurisë ai që do të jetë dominues për pjesën më të madhe të të lindurve të kësaj shenje, duke favorizuar lidhjet e reja, por edhe ato ekzistuese.

Luani
Me pozicionin e Mërkurit nga njëra anë dhe Jupiterit shumë të favorshëm dita sot mund t’ju ofrojë momente shumë interesante në fushën e raporteve ndërpersonale. Mund të merrni një propozim të ri.

Virgjëresha
Me pozicionin e tij në shnje Marsi është në në harmoni me Afërditën dhe Mërkurin duke bërë që dita e sotme të jetë vërtet e vrullshme, por plot fantazi. Sa vështirë për të ruajtur një sekret!

Peshorja
Pozicioni aktual i Saturnit në shenjë ka ndikuar e do të ndikojë për disa ditë negativisht te ju, prandaj duhet të kini kujdes për t’i marrë gjërat më shtruar. Eshtë momenti të veproni pa u ngutur.

Akrepi
Edhe për ju janë Mërkuri edhe Afërdita yjet që do t’ju mbështesin, por sa të vështirë do ta keni për të frenuar veten. Nganjëherë është më mirë të degjoni zërin e arsyes, e jo atë të zemrës.

Shigjetari
Përsëri qielli juaj është i mbushur me yje të mirë, prandaj nëse sot nuk do të arrini të bëni asgjë pozitive, duhet ta kërkoni shkakun te vetja dhe jo në qiell. Nëse tregoheni të hapur do të keni më shumë harmoni me partnerin..

Bricjapi
Hëna sot është në një pozicion që, ndoshta nuk ju favorizon, por pasionin jua ndez me siguri. Duhet të bëni më shumë kujdes, sepse me nxitimin që e keni, shpesh i prishni punë vetes.

Ujori
Kuadri yjor për ju është shumë pozitiv dhe Hëna e mirë sot do të sjellë stimuj dhe pasione të reja në planin sentimental. Mezi prisni të takoni dikë, por atëherë kur duhet ju kyçet goja.

Peshqit
Pas një periudhe “jo” me shumë telashe e kokëçarje, tani situata po kthehet gradualisht në favorin tuaj, prandaj duhet të përfitoni pa humbur kohë për të rikuperuar. Erosi tani në rritje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore