Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 16 qershor 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 16 qershor 2022

Dashi

Një ditë që nis me këmbë të mbarë është kjo e enjte 16. Puna nuk ju lodh, përkundrazi është e shëndetshme për ju.

Demi

Kujdes nga keqkuptimet me partnerin/en, sidomos në fundjavë. Kushtojini më shumë vëmendje dietës suaj, domethënë asaj çka hani në vaktet e ditës, por dhe ndërmjet tyre.

Binjakët

Jeni të përgjumur emocionalisht, duhet të dilni më shumë. Puna vazhdon, por me një plogështi dhe ritëm slow motion, përpiquni të mos e teproni kështu, me qëllim që të ecni normalisht përpara.

Gaforrja

Po dilni në mënyrë progresive nga vetmia juaj, dhe mirë po bëni! Hani ushqime të lehta, vapa ju lodh.

Luani

Dashuria është futur në një stanjacion dhe ndoshta për momentin kjo është gjë e mirë. Edhe në punë, jo të gjitha të këqijat ju dëmtojnë.

Virgjëresha

Ka lloje të ndryshme dashurie, e rëndësishme është që ju të dini të bëni dallimin dhe jo të përçmoni. Miqtë ikin dhe vijnë, këtë duhet ta kini parasysh.

Peshorja

Çfarë po ndodh me zemrën tuaj? Ndoshta një tronditje do të shfaqet në fundjavë. Kujdes nga gjuhët ziliqare, sado që ju trazojnë, mos u kushtoni hiç vëmendje.

Akrepi

Kjo e enjte 16 duket të jetë një ditë për të rimarrë veten. Ndaj në prioritet mos kini të dilni në takime, por të merreni pak me veten. Puna mund të përballet me disa kthesa interesante në fund të muajit.

Shigjetari

Hëna në shenjën tuaj është sigurisht një garanci suksesi në marrëdhënie. E njëjta gjë, vlen edhe për marrëdhëniet profesionale, shkruan noa.al.

Bricjapi

Ka diçka që po ju gërryen, po ju bren në mendje. Ndonëse përpiqeni të thelloheni, bëjeni këtë me maturi. Për ata që janë në një punë, lajme të reja vijnë nga shtatori.

Ujori

Mos u ndalni shumë në të shkuarën, përpiquni të veproni duke ecur përpara e njëkohësisht të fashitni dyshimet tuaja. Puna shkon me ritme të ngadalta, por të paktën për momentin, ashtu siç është, po ecën…

Peshqit

Mos u ngecni në imazhet e së shkuarës, përpiquni të lëvizni ujin që mos qelbet. Puna do të evoluojë së shpejti, mos harroni, durimi është virtyti i të fortit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore