
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic takohet sot me përfaqësuesit e listës zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” në kuadrin e konsultimeve për formimin e qeverisë së re. Takimi mbahet në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, njoftoi Zyra e kreut të shtetit serb për bashkëpunim me median, e cituar nga Tanjug.
“Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, fitori tre mandate në zgjedhjet serbe të 21 qershorit. Lugina e Preshevës për herë të parë u përfaqësua me një listë të përbashkët elektorale, një bashkim ky që u arritu edhe falë ndërmjetësimin të Tiranës me mbështetjen e Prishtinës.
Mandatin e deputetit e siguruan kryebashkiaku i Preshevës, Shaip Kamberi, Argjend Bajrami dhe Nadije Beqiri, të cilët do të jenë të vetmit ligjvënës shqiptarë në parlamentin e Serbisë. Shumë parti opozitarë I bojkotuan zgjedhjet e 21 qershorit. Ata e akuzuan Vucicin për një stil qeverisës gjithnjë e më autokratik dhe per kufizime në lirinë e zgjedhjes. Vetë Vuçiçi nuk kandidoi për Parlamentin, por e mbizotëroi të gjithë fushatën e partisë së tij.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Kryemjeku i SHBA, Fauci: Katër lloje koronavirusesh qarkulluan në dimër, ja pasojat te të infektuarit

Greqia i mbyll kufijtë shqiptarëve deri më 21 janar, rregullat e reja të forta

Koronavirusi/ Mjekët e familjes në alarm: Pacientët nuk respektojnë masat, duhen roje private në ambulanca
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
