Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Polici shqiptar u arrestua në Itali për vjedhje, gazetari: Djalë i një dëshmori, paga e tij qesharake

Polici shqiptar u arrestua në Itali për vjedhje, gazetari: Djalë

Policia e Shtetit ka përjashtuar ditën e djeshme nga radhët e saj efektivin Klisman Nikolli, i cili u arrestua nga policia italiane, pasi ishte përfshirë në vjedhje.

Sipas policisë, ai kishte marrë leje pa të drejtë page, nga data 1 nëntor deri më 31 dhjetor. Kjo leje i është miratuar nga eprori i tij, për dalje jashtë shtetit, pas kërkesës së bërë nga vetë punonjësi, për arsye shëndetësore.

Klisman Nikolli, 27 vjeç, me detyrë efektiv policie në Shëngjin, është arrestuar (18 nëntor) nga policia italiane për vjedhje, së bashku me dy shqiptarë të tjerë, Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç.

Polici shqiptar u arrestua në Itali për vjedhje, gazetari: Djalë

Arrestimi i Klisman Nikollit u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku në lidhje “Skype” nga Lezha ishte gazetari, Martin Marku.

Ky i fundit u shpreh se e njeh personalisht 27-vjeçarin dhe tha se është djali i një dëshmori, babai i të cilit u vra në krye të detyrës.

“Unë e njoh personalisht. Ajo çfarë unë mendoj personalisht, shumë të rinj po shkojnë në vendet Evropiane për një jetë më të mirë dhe rrogë më të mirë.

Është djali i një dëshmori, babai i tij u vra në krye të detyrës. U përjashtua nga policia për shkak se homologët italianë kishin dhënë njoftimin se ishte arrestuar.

Vjen nga zona e Mirditës. Klismani në Shqipëri njihet si një person që nuk kishte problematika në këtë drejtim”, tha gazetari.

I pyetur nëse ishte i kënaqur me punën që bënte dhe a merrte herë pas here leje, Marku tha:

“Po, ka qenë e herëpashershme marrja e lejes. Ai kishte 5-6 vite në radhët e policisë së Lezhës, nuk ishte shumë i kënaqur. Ka shumë që shprehin pakënaqësi për pagën dhe kushtet e punës, orët e zgjatura që nuk i marrin orët shtesë”.

 Ndërsa kur u pyet se sa mund të jetë paga e Klismanit, gazetari tha:

“Është qesharake, sa e ka pagën Klismani apo shumë efektivë të tjerë. Maksimumi 450-550 mijë lek të vjetra.

Normalisht që nuk mundet të bëjë një punë të dytë, referuar orëve shtesë dhe referuar punës së vështirë që kanë”.

Për çfarë akuzohen tre shqiptarët:

Ata akuzohen për një serë grabitjesh të kryera për nga data 30 tetor deri më 15 nëntor në dy rajone të Italisë, Veneto dhe Friuli. Nikolli u arrestua nga policia teksa po bëheshin gati të ktheheshin në Shqipëri, ndërsa mësohet se u tregoi autoriteteve se ai ishte efektiv policie në Shqipëri.

Në një dhomë në San Stino di Livenza, ai qëndronte së bashku me 2 shqiptarët e tjerë, valixhet e tyre  ishin të mbushura me sendet e vjedhura. Të tre ata po prisnin një grua e cila do t'i merrte dhe do t'i shoqëronte deri në aeroport, por në atë moment ata janë kapur nga autoritetet italiane.

Të tre dyshohen për 18 vjedhje dhe disa tentativa për vjedhje.

Ndërkohë pas arrestimit të 27-vjeçarit në Itali, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, e ka përjashtuar nga radhët e policisë së Shtetit.

Ndërkohë policia sqaron se pranimi i tij në Akademinë e Sigurisë, është bërë konform procedurave ligjore, megjithëse ishte djali i një dëshmori të policisë, Mark Nikollit, që u vra në 2001 si pasojë e një konflikti)

Ndërkohe dhe Motra e Klismanit është pjese e policisë së shtetit  ndërsa nëna e tij është gardiane në burgun e Shën Kollit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore