Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Diaspora

Pjesë e qeverisë? Deputetët shqiptarë i vendosin kushte Vuçiçit, ja katër postet e larta që kërkojnë

Pjesë e qeverisë? Deputetët shqiptarë i vendosin kushte

Deputetët shqiptarë të Luginës së Preshevës i kanë kërkuar 4 pozita të larta Presidentit Vuçiç për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi.

3 deputetët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e qershorit në Serbi, saktësisht nga lista ‘’Lugina e Bashkuar’’ kanë kërkuar të kenë Ministrinë e Pushtetit Lokal, zv/ ministrin e Ekonomisë, sekretarin shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe kreun e trupit koordiniues.

Në njoftimin zyrtar ata thotë se këto 4 kushte janë të ndërlidhura me problemet kryesore të shqiptarëve në Serbi prej 20 vitesh dhe pa to nuk ka koalicion prandaj presin një përgjigje nga Vuçiç.

Në fakt partia e Vuçiçit fitoi bindshëm në zgjedhjet e fundit në Serbi, e favorizuar dhe nga bojkoti i opozitës, por lista e përbashkët e partive shqiptare në Luginën e Preshevës arriti të nxjerrë 3 deputetë shqiptarë që do përfaqësojnë bashkëkombasit e tyre në parlamentin serb.

Njoftimi i Koalicionit të Shqiptarëve pas takimit me Vuçiqin:

Me ftese? te? tij, sot u takuam ne? Beograd me presidentin e Serbise Vucic.

Shqiptare?t nuk duhet te? jene? pjese?marre?s ne? formimin e qeverise? duke pare? politike?n diskriminuese te? Serbisë ndaj Shqiptare?ve 20 vite te? fundit, duke mos qene? te? integruar ne? Institucionet shtetrore, duke na pasivizuar adresat e Shqiptare?ve ne? Lugine? te? Presheve?s, duke mos i dhe?ne? re?nde?si zhvillimit ekonomik, duke na neglizhuar ne? te? gjitha format qe? na kane? sjellur shpe?rnguljen e Shqiptare?ve nga Lugina e Presheve?s ne? me?nyre? masive.

Te? gjitha ke?to flasin pe?r mospe?rfshirjen tone? ne? Qeveri, mire?po pas diskutimeve te? djeshme me kolege?t e mi dhe sot pas takimit me presidentin serb, duke shpresuar nje? “Serbi te? re”, qe? presidenti e proklamon nje? Serbi me perspektive? Europiane, ne si Koalicion i Shqiptare?ve kemi propozuar me ke?to kushte te? marrim pjese? ne? qeverisje te? ke?tij shteti:

Ministri i Ministrise? se? pushtetit lokal
Ndihme?s Ministrin e Ekonomisë
Sekretarin shtetëror ne? Ministrine? e Arsimit
Kryetarin e Trupit Koordinues

Ke?to 4 kushte jane? te? nde?rlidhura ngusht me problemet tona kryesore qe? i kemi gati 20 vite, tani shpresojme? qe? presidenti e ka kuptuar qasjen serioze te? ke?tij koalicioni dhe presim pe?rgjigje

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore