Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Diaspora

Arrestohet gabimisht nga Gjykata e Hagës, Agimi tregon si mori 10 mijë euro dëmshpërblim: I shpenzova brenda ditës

Arrestohet gabimisht nga Gjykata e Hagës, Agimi tregon si mori 10 mijë

Mëngjesi i 17 shkurtit të vitit 2003, ishte i pazakontë për Agim Murtezin nga Lipjani. Pa ndonjë paralajmërim atë e rrethuan forca të shumta të KFOR-it britanik e italian, të cilët e kishin vëzhguar për më shumë se dy vjet, por që Agimi kishte menduar se po kujdeseshin për rendin publike dhe nuk kishin lidhje me të.

Ata  e arrestuan, pa ia treguar arsyen e arrestimit. Agimin e nisën për në Bondsteel për t’u transferuar më pas në Hagë, nën akuzat për krime lufte. Gjatë rrugës Agim Murtezit i lexohet aktakuza dhe e kupton se për çfarë u arrestua.

Ditën e sotme Murtezi ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi edhe për dëmshpërblimin që ka marrë nga Haga, 10 mijë euro.

“Ishte një befasi për arrestimin në shtëpinë time. Nuk kam ditur asgjë se çfarë do të më ndodhte. Dëgjoj trokitjen në shtëpi dhe kur shoh se ishte KFOR. Hynë brenda, u futën në dhomën e gjumit, më shtrinë për tokë dhe më lidhën. Më thanë të kthej kokën pas dhe më tregojnë letër njoftimin për personin që ishte në kërkim. Nuk më lanë të vishja as këpucët”, rrëfen Agimi.

Ky i fundit tregon se fillimisht nuk i kanë thënë asgjë, por kur ishte në furgon ata i kanë lexuar akt akuzën.

Arrestohet gabimisht nga Gjykata e Hagës, Agimi tregon si mori 10 mijë

“Isha akuzuar për krime lufte në burg, ku unë as që nuk kisha qenë. U lirova kur më thanë se për çfarë arrestohesha, ju thashë keni marrë personin gabuar. Personi që unë u arrestova ishte Agim me mbiemër tjetër”, tregon Murtezi.

“Nga frika dhe emocionet e mia që kisha që familjarët e mi të mos shqetësoheshin, ju thashë që të bënin sa më shpejt verifikimet. Të nesërmen më kanë marrë nga kampi dhe me helikopter më kanë çuar në aeroportin e Gjakovës.

Unë gjithmonë insistoja që të më lironin se nuk isha ai person. E kanë kuptuar kur më kanë dërguar në Hagë se nuk isha unë personin që ata kërkonin. Më 20 shkurt kur na çuan në seancën e dëgjimit, deklarova se isha i pafajshëm. Madje kam edhe festuar ditëlindjen aty. Më 26 shkurt më thirrën sërish për seancën përfundimtare, ku u shpalla i pafajshëm”, vijoi ai.

Murtezi tregon se përmes avokatit të tij, ka kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim nga Haga, por që i dhanë 10 mijë euro.

“Një çmim 10 mijë euro që janë shpenzuar brena ditës. Pas dy vitesh e gjysmë kanë bërë pagesën. Unë kam insistuar së bashku me avokatin që të më bënin kompensimin. Unë kërkova më shumë, 100 mijë euro”, përfundon Murtezi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore