
Zyrtare/ OBSH heq dorë përfundimisht nga hetimet për origjinën e COVID në Kinë
Prej më shumë se dy muajsh inspektime në Wuhan të Kinës, për të zbuluar origjinën e COVID-19, ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetit, kanë hequr zyrtarisht dorë nga hetimet.
Raporti i plotë nga hetimet e grumbulluara deri më tani, pritet të jetë gati pas 14 marsit, u shpreh udhëheqësi i ekipit, Petër Ben Embarek. Ky i fundit udhëhoqi një grup shkencëtarësh të zgjedhur nga OBSH për të vizituar spitalet dhe institutet kërkimore në Wuhan, vend në të cilin besohet se shpërtheu pandemia që ka kapluar të gjithë botën.
OBSH nuk ka dhënë detaje se përse hetimi është ndalur. Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetit, kryen disa muaj negociate me autoritetet kineze, të cilat kërkuan të hiqej dorë nga teoria se faji mbi pandeminë i faturohet asaj.
Në një nga daljet për mediat disa javë më parë, Embarek, mohoi kategorikisht se virusi ka dalë nga një laborator në Wuhan, duke shtuar se të dhënat e deritanishme tregojnë se virusi e ka origjinën tek lakuriqët e natës.
Megjithatë, shkencëtarët gjatë javëve të fundit kanë vendosur në pah neglizhencën e autoriteteve kineze të shëndetësisë, për të dhënë informacione që atyre i nevojiteshin.



KE besim të plotë të Pfizer, zgjat kontratën me kompaninë deri në vitin 2023
Historia e plotë >

Merkel dhe Biden: Rusia të tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën
Historia e plotë >
Greqia heq karantinën për 30 vende
Historia e plotë >
Një grua kërkon urdhër-arresti ndërkombëtar për Princ Harry-n
Historia e plotë >
Hapi kamerën pa dashje, deputeti shfaqet nudo gjatë mbledhjes (Foto)
Historia e plotë >
Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del dokumenti/ Si do të bashkohet Kosova me Shqipërinë, harta e re e Bal...
Historia e plotë >
LSI braktis zyrtarisht Luan Ramën, Petrit Vasili vihet në siklet nga kom...
Historia e plotë >
Çfarë të konsumoni që të keni energji gjatë agjërimit? Herbalisti i njohur: Mos hiqni dorë nga sallatat, çajrat bimore që heqin etjen

Lista e re/ Udhëtimet jashtë, ministria publikon kushtet e reja për shqiptarët, të vendosura nga çdo shtet

Apeli i mjekut infeksionist: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid
Zgjedhje 2021




