Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Zvicra del nga negociatat me BE, Brukseli “e kërcënon”: Kujdes!

Zvicra del nga negociatat me BE, Brukseli “e kërcënon”:

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mezi presin që Bashkimi Europian t’u hapë negociatat për anëtarësimin, por kur vjen puna për të negociuar, ka nga ato vende që nuk duan të bisedojnë me BE.

Këshilli Federal i Zvicrës vendosi së fundmi që të ndërpresë bisedimet me Bashkimit Europian për të gjetur një marrëveshje në atë që njihet si udhërrëfyesi institucional.

Marrëveshja e re synonte, që Zvicra, e cila nuk është vend anëtar i BE-së, por gëzon akses të zgjeruar në tregun e përbashkët të unionit të përshtaste legjislacionin me atë të Bashkimit Europian, sidomos në tregi dhe shërbime.

Këshilli i cilësoi të dëmshme për vendin këto propozime dhe vendosi që ta tërheqë vendin nga tryeza e bisedimeve me Brukselin. BE ka reaguar përmes një deklarate, ku shpreh keqardhje.

“Shprehim keqardhje për këtë vendim, nisur nga progresi që ishte bërë në këto vitet e fundit për të gjetur një marrëveshje, thelbi i së cilës do të ishte siguria që gjithkush që operonte në tregun e përbashkët të BE, ku Zvicra ka akses domethënës të përballej me të njëjtat kushte”, thotë BE.

BE thotë se marrëveshjet në fuqi janë të vjetëruara dhe kanë nevojë për ndërhyrje, por Zvicra kundërshton një sërë propozimesh, sidomos të atyre që lidhen me kuadrin ligjor për tregtinë e shërbimet në fushën bankare. Në fund, BE paralajmëmron.

“Do të analizojmë me kujdes këtë vendim dhe do të reagojmë”, thuhet në deklaratën e Komisionit Europian.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore