Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Zjarrfikësi shkon të shuajë flakët në një banesë, zbulon se kishte humbur familjen

Zjarrfikësi shkon të shuajë flakët në një

Një tragjedi ka ndodhur në një familje në shtetin amerikan të Pensilvanisë, ku dhjetë persona kanë humbur jetën nga një zjarr që përpiu banesën ku ata jetonin.

Në mesin e viktimave janë tre fëmijë dhe shtatë të rritur. BBC shkruan se një nga zjarrfikësit që shkoi në vendngjarje për të shuar flakët, u tmerrua kur zbuloi se viktimat ishin familjarë të tij.

Zjarrfikësi Harold Baker, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se të vdekurit ishin djali, vajza, vjehrri, kunati, kunata, tre nipërit dhe dy të afërm të tjerë të tij.

Ai tha se tre fëmijët që vdiqën – dy djem dhe një vajzë – nuk jetonin në shtëpinë e tij por se kishin shkuar aty për pushimet verore.

Policia e Shtetit të Pensilvanisë konfirmoi emrat e gjashtë prej viktimave, por ende nuk ka identifikuar fëmijët më të vegjël, të moshës pesë, gjashtë dhe shtatë vjeçare.

Një hetim penal ka nisur për shkaqet e rënies së zjarrit. Zjarri mendohet se ka filluar në verandë herët në mëngjesin e së premtes.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore