Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Shpërthimi dramatik, protestuesit rrëzojnë qeverinë e Libanit, dorëhiqet kabineti

Shpërthimi dramatik, protestuesit rrëzojnë qeverinë e

Kabineti qeveritar i Libanit ka dhënë dorëheqjen 6 ditë pas protestave të dhunshme në rrugët e Bejrutit.

Protestat nisën menjëherë pas shpërthimit masiv në portin e qytetit që shkaktoi 160 viktima dhe mbi 6,000 të plagosur.

Pritet që kryeministri i vendit Hassan Diab të njoftojë dorëhejen e qeverisë, ndërsa largimin e kabinetit e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë Hamad Hassan, “i gjithë kabineti është dorëhequr,” tha ai për reporterët.

Policia Libaneze gjuajti gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit para Parlamentit në Bejrut të Dielën në një ditë të dytë të demonstratave antiqeveritare të shkaktuara nga shpërthimi shkatërrues i javës së kaluar.

Shumë shtete kanë premtuar ndihma ekonomike për libanezët, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron, i cili vizitoi Bejrutin dy ditë pas shpërthimit ishte më i drejtpërdrejtë. Lideri francez foli për “ndryshim” dhe “reforma të menjëhershme” në Liban.

Shpërthimi dramatik, protestuesit rrëzojnë qeverinë e Shpërthimi dramatik, protestuesit rrëzojnë qeverinë e

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore