Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Zbuloi se e detyruan për fotot nudo në Dubai, zhduket pa lënë gjurmë modelja

Zbuloi se e detyruan për fotot nudo në Dubai, zhduket pa

Një modele ukrainase ka pohuar se ajo është detyruar të merrte pjesë në fotosesionin famëkeq nudo të ballkonit në Dubai.

Irina Sotulenko është ndër vajzat e ndaluara në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi u zhvendos në 3 Prill për fotografi dhe video, të cilat u shpërndanë në mediat sociale.

Avokati dhe i dashuri i 23 vjeçares kanë shprehur 'shqetësim të thellë' për Sotulenko pasi prej ditësh nuk kanë asnjë kontakt me të.

Në mesazhet audio dhe video dërguar të dashurit të saj më parë, Sotulenko sulmoi fotografin që organizoi këtë.

Vitaly Grechin, 41 vjeç, lejoi që imazhet e vajzave të postoheshin në internet, gjë që çoi në arrestimin dhe ndalimin e shumicës së grupit nga policia e Dubait.

"E gjithë kjo për shkak ideve idjotë të tij. Ai është një burrë i rritur, si mund të bënte një idjotësi të tillë?'

Ajo pohoi se ishte detyruar të dilte në ballkon ose përndryshe nuk do të merrte pagën e saj për modelimin. 'Unë u thashë atyre: "Djema, ne jemi në një vend arab, le të mos e bëjmë këtë".

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore