Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Zbulohet raporti sekret: Kim Jong Un ka arritur të prodhojë bomba të vogla atomike

Zbulohet raporti sekret: Kim Jong Un ka arritur të prodhojë bomba

Ndryshe nga ajo që deklaron, Korea e Veriut ka vazhduar programin e saj bërthamor, ndoshta duke arritur të prodhojë raketa që në brendësi mbajnë bomba atomike të vogla.

Dyshimi, i frikshëm për ekuilibrat në rajon vjen nga një raport i Kombeve të Bashkuara, që për momentin është ende konfidencial. Burime për CNN thonë se raporti qarkullon tashmë në vendet e Këshillit të Sigurisë së OKB-së, dhe dëshmon se Peniani vijon të thyej sanksionet.

Sipas raportit, Korea e Veriut po vijon me programin e tij bërthamor duke pasuruar uraniumin dhe duke ndërtuar një reaktor të ri eksperimental.

Edhe pse lideri Kim Jong Un ka deklaruar se tunelet nëntokësore ku zhvilloheshin eksperimentet ishin shkatërruar nga vetë regjimi në përputhje me marrëveshjen me komunitetin ndërkombëtar, evidenca të shkatërrimit nuk ka për laboratorët e brendshëm, por vetëm për hyrjet e tuneleve dhe pjesët sipërfaqësore, që mund të rindërtohen në pak muaj.

Korea e Veriut nuk kryen një eksperiment bërthamor nga shtatori i vitit 2017, edhe pse Kim Jong Un shpesh herë në monologët e tij nënkupton faktin që Peniani ka arritur tashmë të jetë një fuqi bërthamore.  

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore