Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Zaev kërkon ndihmë në Bruksel që “t’i mbushë mendjen” Bullgarisë për hapjen e negociatave

Zaev kërkon ndihmë në Bruksel që “t’i

Zoran Zaev thotë se Maqedonia e Veriut nuk do të heqë dorë nga identiteti dhe gjuha e saj, të cilat janë ngritur si çështje për hapjen formale të negociatave nga ana e Bullgarisë.

Sofja përgjatë 2020 vendosi veton ndaj Shkupit për këtë çështje. Për të mos u përsëritur e njëjta gjë, Zoran Zaev udhëtoi këtë të hënë për në Bruksel për të kërkuar ndihmën e Bashkimit Europian në bindjen e Bullgarisë për të mos këmbëngulur në këto tema.

Zaev tha se Brukseli duhet të shfrytëzojë faktin që aktualisht Bullgaria drejtohet nga një Qeveri teknike për të gjetur një zgjidhje të shpejtë për këtë ngërç.

“Identiteti maqedonas, përveçse është një çështje krenarie, është gjithashtu edhe çështje faktesh, shkence, tradite dhe simbolesh kombëtare për njerëzit tanë. Këto nuk janë dhe nuk do të jenë subjekt negociatash. Vlerat europiane janë një udhërrëfyes për ne, por edhe mbrojtja e identitetit është gjithashtu një vlerë europiane”, deklaroi Zaev gjatë një takimi me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen.

Zaev shoqërohej në këtë takim nga ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, ministri për Çështjet Europiane, Nikola Dimitrov me pritshmërinë për të gjetur një zgjidhje që Bullgaria të mos vendosë sërish veton bllokuese.

“Gjuha dhe kultura maqedonase nuk duhet të jenë objekt diskutimi me Brukselin”, thuhet në komunikatën e shpërndarë për mediat nga ana e Qeverisë maqedonase.

Zaev tha gjithashtu se vendi i tij ka përmbushur të gjitha kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Në këtë vizitë, Zaev u takua edhe me Komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi dhe të dërguarin e Posaçëm të BE për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

 

.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore