
Wyoming ndalon pilulat e abortit, shteti i parë në SHBA
Me firmën e guvernatorit Mark Gordon mbi projektligjin që e bën të paligjshëm lëshimin e recetave dhe shitjen e tyre, Uajoming u bë shteti i parë amerikan që ndalon pilulat e abortit.
Shkelja e këtij vendimi ndëshkohet me deri në gjashtë muaj burgim dhe 9.000 dollarë gjobë. Gratë “ndaj të cilave kryhet apo tentohet të kryhet aborti” nuk do të ndiqen penalisht. Projektligji i cili është miratuar nga legjislatura e kontrolluar nga republikanët, pritet të hyjë në fuqi nga data 1 korrik.
Pilulat e abortit janë metoda më e zakonshme për t’i dhënë fund një shtatzënie në Shtetet e Bashkuara. Vendimi i guvernatorit nuk mbulon pilulat që merren për parandalim të shtatzënisë menjëherë pas marrëdhënieve (morning-after pills), apo trajtimet që ekzistojnë për të mbrojtur një grua, shëndeti i së cilës është në rrezik.
Por pavarësisht kësaj, avokati i Sindikatës së Uajomong për Liritë Civile Amerikane, Antonio Serrano, e kritikoi ashpër një masë të tillë me argumentin se “në marrjen e vendimeve të rëndësishme mjekësore, përfshirë ato të kryerjes së abortit, duket të ndikojë shëndeti i një personi, dhe jo politika, duhet të ndikojë në krijimin e vendimeve të rëndësishme mjekësore”.
Një gjykatës sakaq po konsideron mundësinë e padisë. Uajoming është një prej vendeve të shumta në SHBA që është duke e sfiduar çështjen e abortit pas vendimit të Gjykatës Supreme për të përmbysur një vendim të vitit 1973 – të njohur si Roe versus Wade – i cili e legalizonte këtë praktikë.


Pas takimit 3-orësh në Beograd, Vuçiç sfidon Orban në bilardo (MESAZHI)
Historia e plotë >
Bota pranë një lufte nukleare? Putin nënshkruan marrëveshjen me Lukashenkon
Historia e plotë >





Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Euro 'kap majat', ndërsa paundi britanik në tjetër nivel/ Çfarë ndodh me monedhat e tjera? Këmbimi valutor për sot

Rikthehet ora verore, akrepat shkuan 60 minuta përpara

Dita nis me kthjellime, si do të jetë moti për ditën e sotme
Aktualitet




