Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Vrau 5 persona me shigjeta, sulmi në Norvegji klasifikohet si terrorist, autori ishte konvertuar në islam

Vrau 5 persona me shigjeta, sulmi në Norvegji klasifikohet si terrorist,

Sulmi vdekjeprurës me shigjeta në Norvegji, i cili la pesë persona të vdekur, dyshohet se ishte akt terrorist, tha shërbimi i sigurisë i Norvegjisë (PST).

Megjithatë motivi ende nuk është përcaktuar.

I dyshuari, një shtetas danez 37-vjeç i quajtur Espen Andersen Brathen, ishte konvertuar në Islam dhe ka dyshime se ai ishte radikalizuar.

Ai akuzohet për vrasjen e katër grave dhe një burri të mërkurën mbrëma në qytetin jugor të Kongsberg.

Banorët janë tronditur thellë nga dhuna, ndërsa viktimat ishin të gjithë të moshës 50-70 vjeç./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore