Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Vrasja që shkaktoi revoltë/ I riu ekzekutohet për 'krimet' që kishte bërë si i mitur

Vrasja që shkaktoi revoltë/ I riu ekzekutohet për

Arabia Saudite ka ekzekutuar një burrë për "krime", që grupet e të drejtave të njeriut thonë se ai i ka kryer ndërsa ishte në moshën 17 vjeç. Duke qenë se është hequr dënimi me vdekje për të miturit në Arabinë Saudite, ekzekutimi i tij ka shkaktuar shumë reagime. 

Mustafa Hashem al-Darwish u arrestua në 2015 për shkelje të lidhura me protestat.

Autoritetet Saudite thonë se ai u akuzua për "formimin e një celule terrori" dhe përpjekjen për të kryer një "revoltë të armatosur".

Por grupet e të drejtave kishin kërkuar ndalimin e ekzekutimit të tij, duke thënë se gjyqi kishte qenë i padrejtë.

Dëshmitë kundër tij përfshinin një fotografi "fyese për forcat e sigurisë" dhe pjesëmarrjen e tij në mbi 10 tubime "trazirash" në 2011 dhe 2012.

Ministria e brendshme Saudite tha se al-Darwish gjithashtu kishte provuar të vriste forcat lokale të sigurisë, raporton media shtetërore.

"Si mund ta ekzekutojnë një djalë për shkak të një fotografie në telefonin e tij?", tha familja, e cila ekzekutimin e mori vesh në internet./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore