
Vranë 19-vjeçarin, nis gjyqi i 12 huliganëve të Paok-ut! Midis tyre katër shqiptarë
Vetëm disa ditë para se të mbushet një vit nga vrasja e 19-vjeçarit grek Alkis Kampanos nga një grup huliganësh, ka filluar mëngjesin e së mërkurës gjyqi i 12 personave, që akuzohen për këtë vrasje të bujshme, e cila ka tronditur qytetin e Selanikut mbrëmjen e 1 shkurtit të vitit të kaluar.
Midis të pandehurve 4 janë me origjinë shqiptare, Aleksandro Gega, Gerald Kambo, Roxhers Demirazi dhe Afskendos Çarçiu.
Me pranga në duar të shoqëruar nga forca të shumta policore 12 të akuzuarit kanë hyrë në gjykatë nga dera e pasme dhe prindërit e 19-vjeçarit që kanë parë për herë të parë vrasësit e djalit të tyre nga afër, kanë kërkuar dënimin maksimal për ta.
“Dënimi me burgim të përjetshëm të jetë realisht burg përjetë. Ta kalojnë gjithë jetën brenda në burg. Që të 12”, tha Meklina Kakoulidou, nëna e Alki Kampanou.
12 të pandehurit përfaqësohen nga 20 avokatë mbrojtës ,ndërsa në këtët gjyq do të dëshmojnë 26 dëshmitarë të palës akuzuese dhe 15 të mbrojtjes.
Bëhet fjalë për një dosje aktakuze me më shumë se 180 faqe si dhe 40 video dhe avokati i familjes kërkon edhe dënimin për pjesëmarrje në organizatë kriminale,ndërsa mbrojtja pranon se ka të pandehur që kanë pranuar se kanë kryer goditjet ndaj 19-vjeçarit, por ka edhe disa që kanë pasur një rol më periferik.
“Secili prej të akuzuarve të dënohet pikërisht për atë që ka bërë dhe për asgjë më shumë”, u shpreh Apostolos Lytras – avokati mbrojtës.
12 të pandehurit , janë anëtarë të së njëjtës shoqatë tifozësh të futbollit të PAOK-ut e njohur në Selanik jo vetëm për emrin, Porta 4, por edhe për aktet violente e brutale të tyre brenda dhe jashtë stadiumit.
Në më pak se 80 sekonda, të organizuar me 3 makina dhe mjete të forta e thika, kanë dalë pranë stadiumit të ekipit të Arisit të Selanikut dhe kanë sulmuar 19-vjeçarin pasi ai është përgjigjur se është tifoz i këtij ekipi.
Dëshmia e mjekut ligjor, i cili konkludoi se vdekja e Alkit u shkaktua nga një kombinim i plagëve me thikë në këmbë dhe goditjeve në kokë me sende të forta, konsiderohet tepër e rëndësishme për vendimin përfundimtar të trupi gjyqësor.
Vetëm në vitin 2021 në Greqi janë regjistruar mbi 250 sulme huliganesh, janë arrestuar rreth 200 persona , por është dënuar vetëm një prej tyre, ndaj dhe gjyqi që do të vazhdojë pas një jave, pritet me interes të jashtëzakonshëm nga mediat e vendit, por edhe opinioni publik./ Top Channel





Greqia nuk gjen paqe/ Tjetër tërmet brenda pak orësh TRONDIT vendin
Historia e plotë >
E RËNDË/ Shpërthim në një fabrikë në Ankara, humbin jetën pesë persona
Historia e plotë >
Tërmeti i fortë shumë pranë Shqipërisë, ja sa ishte magnituda
Historia e plotë >
Përplasen dy avionë, shkatërrohen krahët e një prej bishave fluturuese
Historia e plotë >
Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet

Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit/ Kurti u shmanget komenteve për “Ramën”
Historia e plotë >


Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >