Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Von der Leyen: Veprime kundër Varshavës për vendimin kushtetues ndaj ligjit të BE-së

Von der Leyen: Veprime kundër Varshavës për vendimin kushtetues

Kreu i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërcënoi sot se do të ndërmarrë veprime kundër Varshavës në përgjigje të një vendimi të gjykatës së saj sipas të cilit disa ligje të BE-së janë të papajtueshme me kushtetutën polake.

“Von der Leyen tha në një takim të eurokomisionerëve se një analizë fillestare e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Polonisë tregoi se ajo paraqet probleme serioze për bllokun prej 27 anëtarësh”, tha eurokomisioneri për Energjinë, Kadri Simson.

Në rast se këto shqetësime konfirmohen nga një shqyrtim më i thellë i implikimit të vendimit, von der Leyen tregoi disa opsione si përgjigje.

Këto përfshijnë fillimin e procedurave të tjera të shkeljes kundër Polonisë, që mund të çojnë në një çështje para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe përfundimisht të rezultojë në sanksione financiare kundër Varshavës.

“Një mekanizëm i ri i BE-së për shtetin e së drejtës, gjithashtu, mund të vihet në fuqi”, shtoi Simson. Ky mekanizëm lejon që të mbahen pagesat e buxhetit të BE-së për vendet që besohet se janë në shkelje të ligjit të tij.

Brukseli tashmë ka nisur një procedurë “Neni 7” kundër Polonisë për shkeljen e vlerave të BE-së, që mund të rezultojë në pezullimin e të drejtave të vendit për të votuar në Këshillin e BE-së.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore