Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

"Virusi është mashtrim", mori pjesë në një festë në Teksas, 30 vjeçari vdes nga Covid

"Virusi është mashtrim", mori pjesë në një

Një pacient 30-vjeçar ka ndërruar jetë pasi mori pjesë në një festë “ Covid-i” në Teksas, me bindjen e plotë se virusi ishte një mashtrim. “Pak përpara se të ndërronte jetë, ai kishte parë infermieret e kishte thënë: “Mendoj se bëra një gabim, kujtoja se ishte e gjitha një mashtrim, por nuk është”, tha doktoresha  Jane Appleby, drejtuese në spitalin Methodist në San Antonio .

“Nuk duam të alarmojmë askënd, thjesht po përpiqemi të japim shembuj nga realiteti për ta bërë komunitetin tonë të kuptojë se ky virus është mjaft i rrezikshëm dhe mund të përhapet me shpejtësi”, shtoi mjekja.

Një “festë Covidi”, është një grumbullim i organizuar nga një person i diagnostikuar me koronavirus, për të parë nëse virusi është i vërtetë dhe nëse do të infektohen prej tij persona të tjerë. Appleby u shpreh se disa prej të sëmurëve rëndë, të shtruar në spitalin Methodist, janë të moshave 20 dhe 30 vjeç.

“Ju lutemi mbani maska, shmangni grupimet e mëdha dhe dezinfektoni vazhdimisht duart”, u shpreh mjekja. Javën e kaluar Teksasi vazhdoi të thyente rekorde për rastet e konfirmuara dhe vdekjet e lidhura me sëmundjen.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore