Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

VIDEO / Ukraina teston dronët turq kundër rebelëve pro rusë në Lindje

VIDEO / Ukraina teston dronët turq kundër rebelëve pro rusë

Ukraina ka shpërndarë në mediat sociale aktivizimin për herë të parë në misione luftarake të dronit turk Bayraktar TB2, i përdorur për të shkatërruar artilerinë e separatistët pro-rusë në rajonin e Donbasit.

“Bayraktar TB2 u përdor për herë të parë për të detyruar separatistët të respektojnë armëpushimin”, thanë Forcat e Armatosura të Ukrainës në një deklaratë në Facebook të martën.

Deklarata sqaroi se një ushtar ukrainas u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga të shtënat e artilerisë së prorusëve.

Turqia dorëzoi grupin e saj të parë të dronëve qeverisë ukrainase në korrik, gjë që hapi rrugën për bashkëpunim në industritë dypalëshe të mbrojtjes.

Turqia dhe SHBA, si dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e shohin aneksimin si të paligjshëm.

Sipas OKB-së, luftimet midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë në Donbas kanë lënë më shumë se 13,000 njerëz të vrarë që nga viti 2014. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore