
VIDEO/ Rikthehet tensioni Athinë-Ankara, komandanti grek urdhëron bastisjen e anijes turke në mes të Mesdheut
Një incident i rëndë ka ndodhur në brigjet e Libisë, ku trupat ndërkombëtare, përkatësisht një fregatë gjermane që komandohej nga një ushtarak grek ka ndaluar një anije civile turke që transportonte mallra.
Bëhet fjalë për anijen "ROSELINA-A" e cila lundroi nga Stambolli nën flamurin turk për të transportuar ndihma humanitare në Libi. Fregata gjermane, e cila ishte pjesë e një kontingjenti ndërkombëtar ushtarak që kontrollon kalimin e anijeve të refugjatëve, kontingjent që drejtohet nga një komandant grek, e kreu këtë operacion në jugperëndim të Peloponezit.
Mediat turke kanë nisur menjëherë të denoncojnë incidentin si shkelje të ligjeve ndërkombëtare, pasi sipas këtyre ligjeve, kontrolli i një anijeje mund të kryhet vetëm me pëlqimin e vendit, flamurin e të cilit mban anija. Por pa një pëlqim të tillë nga Turqia, fregata zbriti në anije me një helikopter.
Personeli i anijes "ROSELINA-A" regjistroi të gjithë incidentin me celularët e tyre. Ushtarët ia bllokuan rrugën anijes turke dhe kontrolluan kontejnerët me mallrat deri në orët e para të mëngjesit. Pasi kuptuan se në kontejnerë gjendet vetëm ndihmë humanitare në ushqime dhe mallra të tjerë, ushtarët u larguan nga anija që po lundronte nën flamurin turk.
Turqia ka paralajmëruar një hetim para institucioneve ndërkombëtare ndërkohë, anija me ndihma humanitare nga Turqia vazhdoi të lundronte drejt portit libian në Misrata.
Për shkak të ndalimit, anija u detyrua të qëndronte për orë të tëra në kushte të vështira në det dhe sipas autoriteteve turke u shkel parimi i lirisë në det të hapur.
Operacioni "Irini"
Bashkimi Evropian (BE) nisi operacionin "Irini" për të monitoruar respektimin e embargos së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Mesdhe për importet e armëve në Libi.
Operacioni nuk ka pëlqimin dhe as nuk përfshin Qeverinë e Akordit Kombëtar të Libisë, qeveri e njohur ndërkombëtarisht, e cila është e nevojshme në përputhje me Vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, 2291. Disa vende e kundërshtojnë operacionin dhe tërhiqen prej tij, ndërsa disa anëtare të BE-së nuk e bëjnë këtë sepse nuk duan të rrezikojnë qasjen e tyre në fondet financiare evropiane./GazetaShqip

Facebook penalizon kryeministrin e Izraelit, i ndërpret një bisedë online
Historia e plotë >





Pronarët infektojnë macen me COVID, ngre në këmbë një shtet të tërë
Historia e plotë >

Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Greqi-Turqi, akulli shkrihet jo në Tiranë, por në sarajet e Sulltanit
Historia e plotë >
“Unë kurrë nuk e kam parë Trump kaq shumë vetëm, ai po shëron plagët”...
Historia e plotë >
Sa zgjat imuniteti nga COVID? Mjeku: Mund të zgjasë më shumë nga çmendohej, flitet për dekada

Ftohje apo Covid-19/ Si dallohen simptomat tek fëmijët

Nuk mban maskë gjobitesh me 2 mijë lekë, hyn në fuqi vendimi: Kush e paguan shumën
Biznes

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >