
VIDEO/ Momenti kur 26-vjeçari “hero” çarmatos vrasësin e 11 personave në Kaliforni
Një videon që jeni duke parë duket një burrë, i cili po çarmatos sulmuesin e dyshuar të Monterey Park duke parandaluar më shumë të vdekur në sallën e dytë të vallëzimit. Disa minuta më parë autori i dyshuar vrau 11 persona dhe plagosi të paktën nëntë të tjerë në sallën e parë të vallëzimit.
Brandon Tsay, 26 vjeç, është cilësuar si hero për çarmatosjen e sulmuesit në Monterey Park në një sallë vallëzimi në Alhambra, Kaliforni.
Në videon tronditëse duken të dy burrat duke u përplasur në hollin e një salle vallëzimi, ku fatmirësisht nuk kishte persona të tjerë.
Një burrë i armatosur, i veshur me rroba të errëta dhe një kapele, del nga fotografia dhe rreth 30 sekonda më vonë shihet duke luftuar me Tsay-in, teksa të dy luftojnë për armën.
Arma është përshkruar si një "pistoletë gjysmë automatike".
Burri pastaj godet Tsay në kokë, ndërsa Tsay mban armën. Burrat vazhdojnë të luftojnë, dëri në momentin kur agresori vendos të largohet.
"Ishte një moment që unë në fakt ngriva, besoja se do të vdisja, sikur jeta ime mbaronte këtu, pikërisht në atë moment. Por diçka e mahnitshme ndodhi, një mrekulli në të vërtetë. Ai filloi të përpiqej të përgatiste armën e tij që të mund të qëllonte të gjithë, por më pas kuptova se ky ishte momenti për ta çarmatosur. Unë mund të bëj diçka këtu që mund të mbrojë të gjithë dhe potencialisht të shpëtoj veten time", tha Tsay për Lester Holt të NBC News.
BREAKING: Surveillance video shows 26-year-old Brandon Tsay wrestling a gun away from the Monterey Park shooter at a second dance hall. https://t.co/NpZWT2STXs pic.twitter.com/9qE4vHwPCk
— NBC News (@NBCNews) January 23, 2023







Erdogani ngre ekonominë? Bie inflacioni, shkak oferta “momentale” e gazit
Historia e plotë >
Babai e vrau me thikë, gjendet i vdekur 3-vjeçari brenda apartamentit
Historia e plotë >
Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të minimumit të ri historik (Shifra)

Çmimi i naftës merr "goditjen fatale", ulet sasia e prodhimit

Mot i paqëndrueshëm! Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë, e enjtja dhe e premtja sjellin ‘surpriza’
Aktualitet




