Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

VIDEO/ Kaos në avion, gruaja nudo vrapon drejt kabinës së pilotëve: Kam eksploziv

VIDEO/ Kaos në avion, gruaja nudo vrapon drejt kabinës së

Një baba i tre fëmijëve ishte ai që arriti të frenonte një grua që u zhvesh me të brendshme në një aeroplan, i cili ishte nisur drejt Mançesterit dhe dy herë u përpoq të sulmonte kabinën duke thirrur ‘Allahu Akbar’.

Philip O’Brien, 35 vjeç, ishte një pasagjer në fluturimin Jet2 nga Lanark, Qipro në Mançester të martën më 9 gusht, kur një grua, rreth të 30-tave, shkaktoi panik menjëherë pas ngritjes.

Sipas Daily Mail, gruaja la të kuptohej se kishte eksploziv me vete dhe gjithashtu pyeti fëmijët me të cilët ishte nëse ishin “gati të vdisnin”.

Ajo gjithashtu u tha pasagjerëve dhe stafit të tmerruar se prindërit e saj ishin anëtarë të organizatës terroriste ISIS.

O’Brien ishte në aeroplan me gjashtë anëtarë të tjerë të familjes, duke përfshirë gruan dhe tre fëmijët e tij nga 8 deri në 14 vjeç.

35-vjeçari, i cili si adoleshent punonte si roje sigurie, ka folur për ngjarjen për Mirror: “Kur gruaja u kthye në drejtim të kabinës, unë mora kontrollin, e vendosa në tokë dhe në atë moment piloti bëri një ulje emergjente në Paris”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore