Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

VIDEO-FOTO/ Bota në izolim, në vendin ku 'lindi' vdekja të rinjtë 'harbohen' në disko

VIDEO-FOTO/ Bota në izolim, në vendin ku 'lindi' vdekja

Një vit pasi u futën në karantinë, të rinjtë e Wuhan-it tashmë po mbushin klubet e natës. E njëjta gjë po ndodh me tregjet të cilat tejmbushen sërish me njerëz.

Nga ana tjetër, thuajse e gjithë pjesa tjetër e botës është duke e vazhduar betejën e saj me virusin i cili u zbulua fillimisht pikërisht në Wuhan dhe u ka marrë jetën më shumë se dy milionë qytetarëve.

Fotografi të shkrepura në Wuhan, në provincën Hubei të Kinës Qendrore në 21 dhe 22 Janar 2021, para një vjetorit të karantinës së parë të vendit të shtunën, tregojnë një qytet plot lëvizje ndërsa njerëzit vazhdojnë jetën e tyre të përditshme.

Natën, banorët e rinj të Wuhan mund të shihen duke “populluar” klubet e natës, shumë pak prej tyre mbajnë maska apo respektojnë distancën sociale, diçka që duket e pamundur të imagjinohet në shumë vende të tjera.

Ndërkohë që vendi po bëhet gati për të nxjerrë një film të prodhuar nga shteti për “punën e mirë” që u bë në Wuhan, përpara përvjetorit të mbylljes 76-ditore, jashtë kufijve të vendit po mblidhen prova që tregojnë sesi u fsheh fillimisht prania e virusit.

Në të njëjtën kohë, mjekët në Evropë po vazhdojnë të zbulojnë prova se Covid po përhapej në kontinent qysh në shtator të 2019.

VIDEO-FOTO/ Bota në izolim, në vendin ku 'lindi' vdekjaVIDEO-FOTO/ Bota në izolim, në vendin ku 'lindi' vdekjaVIDEO-FOTO/ Bota në izolim, në vendin ku 'lindi' vdekja

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore