Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

VIDEO/ Ekzekutohen me breshëri plumbash 3 policë dhe plagosen 5 të tjerë, ky është vrasësi i frikshëm

VIDEO/ Ekzekutohen me breshëri plumbash 3 policë dhe plagosen 5

Një masakër ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në shtetin amerikan të Kentucky, ku tre policë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën, pasi një burrë hapi zjarr ndaj tyre, ndaj të cilit ata u përpoqën të kryenin një urdhër arresti.

Sulmuesi është 49-vjeçari Lance Stortz, i cili u arrestua në shtëpinë e tij në Allen, Floyd County, pas një përplasjeje disa orëshe me policinë.

Sipas raportimeve, oficerët shkuan në shtëpinë e Stortz për një raportim për dhunë në familje, kur ai qëlloi me të shtëna të shumta drejt tyre, duke vrarë tre oficerë dhe një qen policie.

Gjatë të shtënave janë plagosur pesë policë, ndërsa identiteti dhe shkalla e plagëve të tyre ende nuk janë bërë të ditura.

Guvernatori i Kentuckyt, Andy Beshear, shkroi në Twitter se Floyd County kishte pësuar një humbje të tmerrshme.

“Ky është një mëngjes i vështirë për komunitetin tonë. Këta heronj sakrifikuan gjithçka për të mbrojtur popullin tonë”, ka shkruar Beshear.

Storz është në paraburgim për shumë akuza, duke përfshirë vrasjen e një oficeri policie dhe tentativë për vrasje të një oficeri policie.

Ai është deklaruar i pafajshëm dhe po mbahet me kusht 10 milionë dollarë dhe do të kthehet në gjykatë më 11 korrik.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore