
VIDEO/ Donald Trump i jep lamtumirën Uashingtonit, mban fjalimin e fundit nga Shtëpia e Bardhë
Në ditën e tij të fundit të plotë në detyrë, presidenti në largim Donald Trump mbajti një fjalim lamtumire nga Shtëpia e Bardhë.
Aktualisht me llogaritë e tij personale të mbyllura në rrjetet sociale, Trump foli me një ton ende sfidues, në videon e publikuar përmes llogarive zyrtare të qeverisë në mediat sociale.
"Ne bëmë atë që kemi ardhur këtu për të bërë dhe shumë më tepër. Unë mora betejat e vështira, luftimet më të vështira, zgjedhjet më të vështira, sepse për këtë më zgjodhët të bëj", tha ai.
Ai paralajmëroi se "rreziku më i madh" që tani përballet vendi ishte "një humbje e besimit në madhështinë tonë kombëtare".
Ai shtoi: "Unë jam veçanërisht krenar që jam presidenti i parë në dekada që nuk ka filluar asnjë luftë të re."
Duke iu referuar trazirave në Kapitolin e SHBA në 6 Janar, ai tha: "Të gjithë Amerikanët u tmerruan nga sulmi ndaj Kapitolit ... Nuk mund të tolerohet kurrë."
Trump pranoi që një administratë e re do të merrte detyrën, por tha: "Unë dua që ju të dini se lëvizja që kemi nisëm, është vetëm në fillim".








OBSH ngre alarmin: Ky virus do të rikthehet nëse ne…
Historia e plotë >
Ndryshimi i paktit të 1 prillit 2013, me atë 1 marsit!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Gjyqi ndaj "Shqip"/ Paditë që synojnë t’ua mbyllin gojën gazetarëve ...
Historia e plotë >
Gjykatat Kushtetuese/ Sherri me presidentin, PS ndryshon ligjin dhe proc...
Historia e plotë >
Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Coronavirus/ Do duhet vetëm ...

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, 15,210 dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën

Studimi: Një në 3 pacientë vuan nga depresioni, edhe disa muaj pas shërimit nga Covid
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

