Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

VIDEO bëhet virale/ Shikoni si tanket ruse fshihen me shpejtësi në oborret e shtëpive ukrainase, por nuk i shpëtojnë dot sulmit

VIDEO bëhet virale/ Shikoni si tanket ruse fshihen me shpejtësi

Trupat ukrainase kanë arritur të shkatërrojnë disa tanke ruse të cilët po përpiqeshin të fshiheshin në oborret e shtëpive të Ukrainës.

Ky është momenti i kapur me dron, kur trupat ukrainase shkatërruan tanket ruse pasi u panë duke u përpjekur të fshiheshin.

Pamjet me dron tregojnë tanket që lëvizin përreth dhe kërkojnë diku për të vendosur pozicionin në fshatin Zirkuni në rajonin verilindor të Ukrainës të Rajonit të Kharkiv. 



Kopshtet e shtëpive nuk arritën dot që t’i ndihmojnë të fshihen dhe dronët ukrainës sulmuan këta të fundit.
Shenjat e gjurmëve mund të shihen në oborret e pasme të Ukrainës, ndërsa tanket u përpoqën të mbroheshin, por pa efekt.

Kujtojmë se ushtarët e Putinit kanë qëlluar me artileri në Ruski Tyshky, Cherkasy Tyshky dhe Pytomnyk si dhe fshatin Zirkuni, ku hynë tanket. Presidenti Volodymyr Zelensky tha të hënën se forcat ruse u zmbrapsën kur përpiqeshin të sulmonin Sievierodonetsk, një qytet ukrainas në Luhansk.

Qyteti është bërë objektivi kryesor rus në ditët e fundit ndërsa Moska përpiqet të rrethojë forcat ukrainase në lindje dhe të pushtojë plotësisht provincat Luhansk dhe Donetsk.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore