Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

VIDEO/ Alienë? Zbulimi befasues në mes të shkretëtirës, struktura e çuditshme e metalit nxit teoritë konspirative

VIDEO/ Alienë? Zbulimi befasues në mes të shkretëtirës,

Një strukturë e çuditshme metali është zbuluar në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kanë qenë të menjëhershme reagimet në rrjetet sociale pas këtij zbulimi në një zonë të largët shkretëtire, duke nxitur edhe teori të ndryshme për vizita nga jashtëtokësorët.

Objekte të ktilla janë ndërtuar për regjine e filmit fantastiko-shkencor të regjizorit, Stanley Kubrick “2001: Një Odise Hapësinore”.

Biologët e Departamentit të Jetës së Egër në Utah e vunë re strukturën e metalit ndërsa po kryenin një fluturim me helicopter për numërim rutinë të një race delesh që popullojnë zonën.

Zyrtarët nuk e kanë zbuluar vendndodhjen e strukturës, por pamjet e bëra publike tregojnë që objekti është instaluar brenda një kanioni me shkëmbinj të kuq.

Sipas Bret Hutchingsit, piloti i helikopterit, struktura e metalit ka një gjatësi prej 3.6 metër dhe ka të ngjarë të ishte instaluar nga ndokush në atë vend, më shumë se nga vizitorët qiellorë. ” Supozoj se është ndonjë artist modern, apo ndonjë tifoz i Kubrikut që e ka bërë”, tha Hutchings për mediet amerikane.

Departamenti i Sigurisë Publike në Utah ka thënë se “është e paligjshme të instalosh struktura ose art pa autorizim”.

Departamenti nuk e zbulon vendndodhjen e saktë të metalit, nga frika se të apasionuarit pas fantashkencës dhe konspiracionit mund të përpiqen ta kërkojnë atë dhe “të bllokohen” në zonë, që është terren i thyer dhe zonë e mbrojtur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore