Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

VIDEO/ Sulm afër bazës ushtarake amerikane në aeroportin irakian

VIDEO/ Sulm afër bazës ushtarake amerikane në aeroportin irakian

Një dron që bartte eksplozivë shënjestroi Aeroportin Ndërkombëtar të Erbilit, duke shkaktuar dëme në një ndërtesë, njoftoi Ministria e Brendshme e Kurdistanit.

U dëgjuan shpërthime në zonë dhe një sirenë paralajmëruese në konsullatën amerikane në Erbil, sipas mediave arabe. Një zjarr shpërtheu në aeroport pas sulmit, me video të shpërndarë nga skena që tregon flakë dhe tym që ngriheshin nga zona.

Guvernatori i Erbilit njoftoi se një hetim mbi sulmin ishte nisur dhe se nuk u raportuan lëndime ose dëme.  Sulmet me raketa në Irak shpesh fillojnë nga milicia të mbështetur nga Irani kundër vendeve që presin forcat amerikane.

Pak para sulmeve të SHBA-së në muajin shkurt, një kontraktor jo-amerikan u vra në një bazë ushtarake amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Erbilit gjersa disa raketa ranë pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore