Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve Berlusconi heq dorë nga gara për presidencë: Italia sot ka nevojë për...

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve Berlusconi heq dorë nga gara

Silvio Berlusconi ka hequr dorë nga gara për president të Italisë, vetëm dy ditë para zgjedhjeve.

Mediat italiane shkruajnë se Berluscon ka bërë një hap pas, në emër të kërkimit të unitetit të vendit. Përmes një letre që ai u ka dërguar ka marrë dhe vendimin për tu tërhequr nga gara e tij.

Italia sot ka nevojë për unitet, përtej dallimit mazhorancë-opozitë, rreth përpjekjes për të luftuar urgjencën shumë të rëndë shëndetësore, për të nxjerrë vendin nga kriza.Vendosa të bëj një hap tjetër në rrugën e përgjegjësisë kombëtare, duke u kërkuar atyre që e kanë propozuar të heqin dorë nga përcaktimi i emrit tim për Presidencën e Republikës.

Do të vazhdoj t’i shërbej vendit tim në një mënyrë tjetër, siç kam bërë kohët e fundit. Vite, si lider politik dhe si deputet evropian, duke shmangur që mbi emrin tim të konsumohen polemika apo çarje që nuk mund të gjejnë justifikime që kombi nuk mund t’i përballojë sot”, ka thënë Berlusconi.

Më 24 janar në Itali do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të shtetit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore