
Vetëm 2 ditë pas urdhër-arrestit/ Putini “sfidon” ndërkombëtarët, viziton për herë të parë Mariupolin
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka vizituar qytetin e pushtuar ukrainas të Mariupolit. Lajmi është konfirmuar nga mediat ruse, të cilat e përshkruan atë si “udhëtim pune” në qytetin port të aneksuar nga Rusia në shtator të vitit të kaluar.
Reuters shkruan se vizita “surprizë” e Putinit në Mariupol është udhëtimi i parë i liderit rus në territoret e pushtuara nga Rusia të rajonit të Donbasit të Ukrainës që nga fillimi i konfliktit.
Putin fluturoi për në Mariupol me helikopter dhe udhëtoi nëpër disa zona të qytetit, duke bërë ndalesa dhe duke biseduar me banorët, njoftoi agjencia TASS të dielën, duke cituar Kremlinin.
Vizita pason aneksimin gjerësisht të dënuar të rajoneve të Donetsk, Kherson, Luhansk dhe Zaporizhzhia në shtator. Para ndalesës në Mariupol, Putini kishte vizituar Krimenë, me rastin e nëntë vjetorit të aneksimit të gadishullit ukrainas në Rusi dhe vetëm dy ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti ndaj tij.
Putini nuk ka komentuar ende publikisht mbi urdhër arrestin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, por udhëtimet e tij në territorin ukrainas të pretenduar nga Rusia u panë nga disa vëzhgues si një përgjigje ndaj urdhër arrestit.
Mariupoli u pushtua nga rusët maj të vitit të kaluar, duke shënuar fitoren e parë të madhe të Rusisë pasi nuk arriti të pushtonte Kievin dhe u përqendrua në Ukrainën juglindore. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim dhe Evropë (OSBE) tha se bombardimi i një materniteti në Mariupol nga Rusia ishte një krim lufte.

Amazon në krizë?! Rreth 10 mijë vende pune pritet që...
Historia e plotë >



E PABESUESHME/ Kapet balena e rrallë që vuan nga... skolioza (VIDEO)
Historia e plotë >



Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >
Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte pa...
Historia e plotë >
Moti bën kthesën e madhe, ja çfarë pritet të ndodhë nesër me temperaturat

Të dielën ndryshon ora, ja si do të lëvizin akrepat?

Këmbimi valutor 20 mars 2023/ Nuk lëvizin monedhat e huaja, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin?
Aktualitet



E zuri kamioni poshtë, ky është mekaniku që humbi jetën në Kurbin
Historia e plotë >
