
Vendi i tij ka 170 mijë të vdekur nga COVID, presidenti thotë se nuk do vaksinohet: Është e drejta ime!
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka deklaruar se ai nuk do ta marrë vaksinën kundër Covid-19, edhe pasi ajo të marrë miratimin nga qeveria e tij.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Bolsonaro tha: 'Unë po ju them, nuk do ta marr (vaksinën). Është e drejta ime. '
Brazili ka regjistruar më shumë se 170,000 vdekje nga koronavirusi, duke u bërë shteti i dytë më i goditur në botë nga pandemia.
Bolsonaro është përballuar me kritika të vazhdueshme për trajtimin e pandemisë, lidhur me kundërshtimin e masave bllokuese dhe promovimin e ilaçit "hidroksiklorokinë", pavarësisht studimeve që tregojnë se është joefektiv kundër Covid-19, raporton SHQIP.
Në fillim të korrikut ai u infektua edhe vetë nga COVID dhe më shumë se gjysma e kabinetit të tij kanë rezultuar pozitivë për virusin në muajt e fundit. Gjithsesi, presidenti thotë se nuk do e bëjë vaksinën.
'Sapo ndonjë kurë të miratohet nga autoritetet rregullatore shëndetësore të Brazilit, qeveria do të organizojë menjëherë blerjen dhe shpërndarjen e vaksinës tek ata që e dëshirojnë atë', tha ai në video.
Por ai shtoi se ishte 'i sigurt' se parlamenti i Brazilit nuk do ta bëjë imunizimin të detyrueshëm.

Facebook penalizon kryeministrin e Izraelit, i ndërpret një bisedë online
Historia e plotë >





Pronarët infektojnë macen me COVID, ngre në këmbë një shtet të tërë
Historia e plotë >

Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Greqi-Turqi, akulli shkrihet jo në Tiranë, por në sarajet e Sulltanit
Historia e plotë >
“Unë kurrë nuk e kam parë Trump kaq shumë vetëm, ai po shëron plagët”...
Historia e plotë >
“Koronavirusi është i paparashikueshëm”, mund të kërkojë vaksinim çdo 12 muaj

Pse në BE aprovimi i vaksinës zgjat më tepër?

Ministrja Kushi paralajmëron mbylljen e shkollave: Do të kemi periudhë më të gjatë pushimesh!
Biznes

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >