Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Vendi i fshehtë i Hitlerit? Bunkeri ‘i dyshimtë’ i gjetur në Argjentinë i njëjtë me koordinatat e FBI-së

Vendi i fshehtë i Hitlerit? Bunkeri ‘i dyshimtë’ i gjetur

Vendi i fshehtë i Adolf Hitlerit mund të jetë gjetur pasi një grup hetoi një teori se diktatori fashist arriti të shpëtonte në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Udhëheqësi i Gjermanisë Naziste kishte konsumuar cianid dhe kishte qëlluar veten me pistoletë, ndërsa perandoria e tij u shkatërrua.

Pasi sulmuan Berlinin qendror, sovjetikët zbuluan trupin e tij. Por i gjithë rrëfimi u hodh në diskutim kur raportet e deklasifikuara të FBI-së pretenduan se Hitleri u arratis në Argjentinë.

Seria ‘Hunting Hitler’ e Channel History zbuloi: Me 700 faqe dokumente të deklasifikuara, që përmbajnë mijëra të dhëna të reja të mundshme, ekipi përdor një mjet të fuqishëm ushtarak për të identifikuar një pikënisje për hetimin. Ky program skanon dokumentet për vendndodhjet, pastaj vizaton modelet e aktivitetit në hartë.

Duke vendosur intervalin nga 25 prill, deri më 25 korrik 1945, ekipi gjeti dy dokumente që i referoheshin një “krijimi të madh nëntokësor” në Argjentinë.

Veterani i CIA-s Bob Baer tha: “Këtu është një dokument i dytë i FBI-së. Thuhet se ‘Hitleri është në Argjentinë, ai po jeton në një ndërtesë të shkëlqyeshme nëntokësore rreth 1000 kilometra në perëndim të Florianopolis. 700 kilometra në veri-perëndim nga Buenos Aires “, tha ai.

Pasi ekipi u drejtua për në qytet, ata u takuan me autorin dhe historianin vendas Juan Alberto, i cili kishte kaluar dekada duke hetuar zonën.

Ai u tha atyre: Në vitin 1970, një bodrum u zbulua në një fermë në lindje të Charata, në një tokë rurale. Në një fermë në pronësi të një familje gjermane që e zbuloi atë, ata gjetën armë, banderola dhe dokumente.

Ekipi u drejtua për në fermë për të hedhur një vështrim në bodrumin nëntokësor, por nuk u lejuan nga pronarët. Ata u thanë se bodrumi është aty, por nuk ka asgjë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore