Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Vendi i dytë në botë me më shumë viktima, por Presidenti i Brazilit habit me kërkesën ndaj popullit

Vendi i dytë në botë me më shumë viktima, por

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro tha se populli brazilian nuk duhet "të ankohet" në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

"Edhe sa do të ankoheni në lidhje me këtë? Edhe sa do të qëndroni në shtëpi dhe do të mbyllni gjithçka? Askush nuk e duron më këtë. Mërzitemi për viktimat por duhet të gjejmë një zgjidhje", tha ai duke iu drejtuar popullit brazilian.

Guvernatori i Sao Paulo-s, Joao Doria, duke reaguar ndaj deklaratave të Bolsonaro-s, e cilësoi presidentin brazilian si "njeri të çmendur" që sulmon guvernatorët dhe kryebashkiakët që përpiqen të blejnë vaksina dhe t'i japin fund pandemisë.

"Si do të përballemi me problemet, duke i shikuar njerëzit që vdesin çdo ditë? Sistemi shëndetësor në Brazil është në prag të kolapsit", tha Doria.

Brazili është vendi i dytë në botë me më së shumti viktima nga COVID-19 ndërsa i treti me numrin e rasteve.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore